Me pranga në duar, Henri Çili futet në gjykatën e Përmetit

Me pranga në duar dhe i rrethuar nga policia, botuesi dhe gazetari Henri Çili ka hyrë në gjykatën e Përmetit ku do të njihet me masën e sigurisë.

Për rreth 1 orë seanca për Henri Çilin dhe 29 personat e tjerë të arrestuar gjatë operacionit “Mezhgorani” u shty. Shkak u bë konflikti i interesit mes gjykatësit dhe një prej të arrestuarve me të cilin ka njohje personale, pasi ishin shok klase.

Por përsëri gjyqtar i çështjes qëndroi Dritan Hasani, pasi është vlerësuar që nuk ka konflikt interesi. Ai tha vet në nisje të seancës se kishte qenë shokë klase me Betim Shkupin, administratorin e pronave të Henri Çilit, pronar i UET-së.

Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Prokuroroia kërkon arret me burg për të ndaluarit –Prokuroria kërkon arrest me burg për 27 meshkujt e ndaluar gjatë operacionit dhe detyrim për paraqitje për dy gratë e ndaluara.

Çili ka mohuar akuzat –Një ditë më parë Çili ka mohuar të jetë i përfshirë në ndikimin e gjyqtarëve apo të ketë fshehur të ardhurat, akuza këta të ngritura nga prokuroria e Përmetit.

Para oficerëve të policisë gjyqësore, Çili është shprehur se akuzat janë të manipuluara dhe se provat do ti paraqesë në momentin e duhur.

Prokuroria thotë se kunati i gazetarit, Gazmir Ajdini, ka patur rol kyç në bisedimet mes babait të dy të dy vëllezërve nga Lazarati, Arbion dhe Alban Aliko, shtetasi Adil Aliko.

Në një prej dokumenteve të organit të akuzës deklarohet se kunati i gazetarit, së bashku me avokatin Ilir Korbi, dhe 3 persona të tjerë kanë marrë shumën prej 30 mijë eurosh, e cila i është dorëzuar Çilit.

Check Also

Disa njerëz në Shqipëri janë të paprekshëm nga Covid-19

Djali i saj pesë vjeçar, dy prindërit e bashkëshortit dhe ai u infektuan të gjithë …

19 të vdekur, 986 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 19 të vdekur si …

Po nëse në fletën e votimit vendosim opsionin ‘asnjë nga partitë’

Nga Irena Beqiraj Afrimi i zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, siç edhe pritej, po shoqërohet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *