Me ‘para borxh’ si i rriti ndër vite pasuritë gjyqtarja e Lushnjës, Arbena Ahmetaj? Nga Bashkia e Tiranës si ish-vartëse e Ramës, te majat e Gjyqësorit

Procesi i Vetting-ut duke se po bënë “rikoshetë” te disa “copa të mëdha” të drejtësisë që lidhjet i kanë të ngushta si me qeverinë aktuale, ashtu edhe me krimin e organizuar.

Përballë këtyre emrave as komisionerët e Vetting-ut duket se nuk kanë “këllqe” që të bëjnë vetting dhe drejtësi. I tillë është rasti me gjyqtaren subjekti i rivlerësimit, Arbena Ahmeti.

Siç është raportuar në media më herët, Arbena Ahmeti para se të niste punën si gjyqtarë në Lushnjë (qytetin prej nga vjen), ka punuar si juriste në Bashkinë e Tiranës. Bëhet fjalë për vitin 2004, në kohën që Bashkia e kryeqytetit drejtohej nga kryeministri i sotëm Edi Rama.

Në aspektin përshtatshmërisë emri i gjyqtares, është i lakuar për shkak të lidhjeve familjare që kanë pasur probleme me drejtësinë.

Vëllai i gjyqtares, shtetasi Dardan Ahmeti, bashkë me  shtetasin Sajmir Bajramin, pritën dhe shoqëruan pilotin italian Giorgo Riformato nga Rinasi në Tiranë. Dardan Ahmeti ka qenë dëshmitar në proces ndërkohë që u përjashtua nga përgjegjësia penale, pavarësisht provave të filmuara në hotel dhe vende të tjera me Riformaton.

Kjo lidhje flitet se dëmton edhe bashkëshortin e gjyqtares Ahmeti, prokurorin e Krimeve të Rënda Arenc Çela. Njëherësh i njëjti është është edhe  nipi i Maksim Çelës, i dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda si pjesëtar i “Bandës së Lushnjës” të drejtuar nga Aldo Bare alias Alfred Shkurti.

Tashmë pritet që të shihet se si do t’i konsiderojë Vettingu këto lidhje.

Sa i përket aspektit pasuror, sipas të dhënave marrë nga mediat dhe pranë ILDKPKI-së, rezulton se, gjyqtarja Ahmeti dhe prokurori Çela, burimet e të ardhurave i kanë vetëm nga pagat.

Jo se janë në varfëri, por kanë më pak pasuri se kolegët e tyre.

Në vitin 2008 gjyqtarja Arbena Ahmeti, së bashku më bashkëshortin kanë paguar vlerën 37 000 euro për një kontratë porosie në datë 09.09.2008, për apartament me sipërfaqe 76 m2. Vlera totale është 60 800 euro.

Për të blerë apartamentin gjyqtarja deklaron se kanë marrë 10 000 euro hua, nga prindërit e saj dhe të bashkëshortit.

Ndër të tjerë në vite ajo deklaron 1200 dollarë dhuratë nga babai dhe 300.000 lekë dhuratë nga nëna.

Gjithashtu ajo ka fituar 400 euro për asistim ligjor në hartimin e një kontrate ku palë ka qenë nëna e saj.

Sërish Ahmeti deklaron 50.000 lekë si shpërblim për asistim ligjor gjatë përfaqësimit në gjykim, ku palë paditëse ka qenë sërish nëna e saj.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Arbena Ahmetaj:

Viti 2006 (Deklarata fillestare)

Llogari bankare në shumën 1 200 dollarë. Tipi i kontratës është Depozitë me afat 1 mujor. Burimi i formimit të të ardhurave si dhuratë nga babai.

Llogari bankare në shumën 300 000 lekë. Lloji i kontratës është llogari rrjedhëse, formuar si rezultat i dhuratës së bërë nga nëna.

Gjendje cash në vlerën 500 000 lekë të ardhura nga kursimet e mbledhura nga pozicioni i mëparshëm dhe gjatë kohës si studente në Shkollën e Magjistraturës.

Bonusit prej 387 775 lekë nga bursa e përfituar si studente e Shkollës së Magjistraturës, pranë Raiffeisen Bank.

400 euro si shpërblim për asistim ligjor në hartimin e një Kontrate Paraprake ku palë ka qenë nëna e deklarueses.

50 000 lekë si shpërblim për asistim ligjor gjatë përfaqësimit në gjykim, ku palë paditëse ka qenë e nëna e deklarueses.

Viti 2006 (Deklarata vjetore)

Të ardhura nga paga si Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në shumën 200 000 lekë.

Shtuar llogaria bankare me 500 dollarë

Pakësuar llogaria bankare me 50 000 lekë.

Shtuar gjendja në Cash me 100 000 lekë në formën e kursimeve.

Viti 2007

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për periudhën 01.01.2007-14.11.2007, në shumën prej 669 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si Gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për periudhën 14.11.2007-31.12.2007, në shumën prej 158 000 lekë.

Të ardhura nga botimi i artikujve pranë revistës shkencore “Jeta juridike” dhe “Tribuna Juridike”, në shumën prej 18 500 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit Arens Çela nga paga dhe shpërblime si prokuror, në shumën prej 810 000 lekë.

Shtuar llogaria bankare me 530 000 lekë.

Shtuar llogaria bankare me 2 100 dollarë.

Pakësuar gjendja në Cash në shumën 570 000 lekë. Gjendja e kursimeve cash në datë 31.12.2007 mbetet 50 000 lekë.

Bashkëshorti ka shpenzuar 500 000 lekë për blerjen e një makine tip “Benz”.

Bashkëshorti, llogari bankare në shumën 3 000 lekë.

Kursime, gjendjen Cash të bashkëshortit në shumën 400 000 lekë.

Viti 2008

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në shumën prej 871 293 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet e bashkëshortit nga puna si prokuror në shumën prej 922 694 .

Bashkëshortët, hua në shumën 10 000 euro,  e marrë pa kontratë noteriale, nga prindërit e gjyqtares me marrëveshje verbale mes palëve dhe pa afat. Huaja është marrë me qëllim shlyerje të kësteve të Kontratës së Porosisë për apartamentin.

Bashkëshortët, hua në shumën 5 000 euro, marrë prindërve e bashkëshortit Arens Çela. Huaja është pa afat, dhe me marrëveshje verbale mes palëve. Qëllimi i huamarrjes plotësimi i pagesës për këstin sipas kontratës së porosisë për apartament.

Bashkëshorti ka një makine tip “Mercedes-Benz” që ka vlerën 500 000 lekë.

Bashkëshorti, llogari bankare në shumën 3000 lekë.

Arbena Ahmeti së bashku më bashkëshortin kanë paguar vlerën 37 000 euro për një Kontratë Porosie në datë 09.09.2008 për apartament me sipërfaqe 76 m2. Vlera totale është 60 800 euro.

Viti 2009

Të ardhura nga paga, shpërblime dhe raporti mjekësor për leje lindjeje, në shumën prej 776 499 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime të bashkëshortit në pozicionin Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Lushnjë dhe Berat, në shumën prej 940 775 lekë.

Bashkëshortët kanë marrë kredi në shumën 3 000 000 lekë, me afat 13 vjeçar, këst mujor 34 100 lekë.

Bashkëshortët kanë hapur një depozitë me afat 1 mujor në shumën  430 000 lekë.

Bashkëshortët, hua ndaj prindërve të Arbena Ahmetit në shumën 5 000 euro. Kanë shlyer 5 000 euro.

Bashkëshortët hua ndaj prindërve të zotit Arenc Çela, në shumën 5 000 euro

Kredia në shumën 3 000 000 lekë dhe është dhënë me afat 13 vjeçar. Këstet kanë vlerën 34 100 lekë. Detyrimi i mbetur në datë 31.12.2009 është 2 891 655 lekë.

Bashkëshortët kanë paguar vlerën 20 000 euro, detyrim sipas Kontratës së Porosisë për apartamentin. Kontrata fillestare në vitin 2008.

Viti 2010

Të ardhura nga paga dhe shpërblime të punës si gjyqtare, në shumën prej 885 000 lekë.

Kursime cash në shumën 600 000 lekë.

Hua në shumën 5 000 euro nga prindërit e bashkëshortit.

Hua në shumën 5 000 euro nga prindërit e gjyqtares.

Bashkëshortët kanë paguar shumën 3 643 euro për shlyerje të këstit të fundit sipas Kontratës së Porosisë për blerje apartamenti.

Bashkëshortët kanë paguar shumën prej 866 500 lekë për shlyerje kredie. Detyrimi i mbetur në datë 31.12.2010 është 2 316 810 lekë.

Viti 2011

Të ardhura nga paga dhe shpërblime të punës si gjyqtare, në shumën prej 907 726 lekë.

Të ardhura nga paga si pedagoge pranë Universitetit UFO Berat, në shumën 130 000 lekë.

Të ardhura nga dieta gjatë udhëtimit jashtë shteti për motive pune, financuar nga Mbretëria Holandeze në shumën 430 euro.

Kursime në shumën 200 000 lekë.

Llogari rrjedhëse në shumën 144 000  së bashku me bashkëshortin.

Hua në shumën 5 000 euro nga prindërit e bashkëshortit.

Hua në shumën 1 430 000 lekë nga babai i bashkëshortit.

Detyrim në shumën 2 000 euro ndaj prindërve të gjyqtares. Janë shlyer 3 000 euro.

Është shlyer shuma prej 2 505 020 lekë për kredinë e marrë për blerje apartamenti.

Viti 2012

Të ardhura nga puna si gjyqtare, në shumën prej 903 516 lekë.

Kursime në shumën 300 000 lekë, shtuar me 100 000 lekë.

Llogari bankare në shumën 144 000 lekë.

Hua e mbartur në vite 2000 euro nga prindërit e gjyqtares.

Hua e mbartur në vite, në shumën 1 430 000 nga  babai i bashkëshortit.

Është shlyer detyrimi ndaj prindërve të bashkëshortit në shumën 5 000 euro.

Viti 2013

Paga dhe shpërblime nga puna si Gjyqtarë e Shkallës së Parë, në shumën prej 900 000 lekë.

Të ardhura si lehtësuese në programet trajnuese pranë Shkollës së Magjistraturës, në shumën 43 200 lekë.

Ka shlyer shumën prej 2 000 euro për huanë e deklaruar më parë, marrë nënës së saj.

Ka deklaruar shlyerjen e 4 500 euro ose 630 000 lekë për huanë e marrë nga babai i bashkëshortit. Detyrimi i mbetur në datë 31.12.2013 është 800 000 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si gjyqtare, në shumën 1 261 017 lekë.

Gjyqtarja Ahmeti i ka dhënë hua nënës së saj shumën 500 000 lekë.

Është shlyer shuma prej 4 000 euro ose 560 000 lekë ndaj babait të bashkëshortit. Detyrimi i mbetur pa paguar në datë 31.12.2014 është 240 000 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga si gjyqtare, në shumën prej 1 034 136 lekë.

Të ardhura nga paga si pedagoge e jashtme pranë Shkollës së Magjistraturës, në shumën  35 000 lekë.

Kursime në shumën  200 000 lekë.

Ka shlyer vlerën prej 240 000 lekë për huanë e marrë nga babai i bashkëshortit.

Viti 2016

Të ardhura nga paga si gjyqtare dhe nga përfitimi i barrëlindjes, në shumën 924 830 lekë.

Bashkëshortët kanë shpenzuar 3000 euro për blerjen e një autoveture të markës “DaimlerChrysler” me naftë, blerje e realizuar përmes Kontratës së Shitblerjes së datës 30.03.2016.

Viti 2017

Kursime, shtuar me 150 000 lekë.

Hua prej 500 000 lekësh dhënë nënës së saj.

Paga si gjyqtare dhe raporti i barrëlindjes , periudha janar-prill 2018 në shumën  775 220 lekë.

Dieta të përfituara prej RESPA në shumën, në lidhje me një vizitë studimore në Strasburg në shumën 1188 euro.

Detyrim për kosto, mirëmbajtje, karte krediti në shumën 7000 lekë.

/Priza.al/

Check Also

Çdo javë tampon nga mësuesit dhe studentët që refuzojnë vaksinën

Rriten infektimet nga përhpaja e variantit Delta, por kufizimet për qytetarët nuk ndryshojnë. Komiteti i …

Dënimi me 2 vite burg i Llallës, reagon Kim: Askush nuk është mbi ligjin, drejtësia kundër zyrtarëve të korruptuar

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme …

Vala e rritjes së çmimeve në vend, nga po vjen dhe sa do të vazhdojë

Vala e rritjes së çmimeve erdhi si cunam në tregjet globale këtë vit, por në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *