Mbyllja e kufijve nga CoVid-19/ Greqia: Duhet marrëveshje me Shqipërinë, rrezikohet prodhimi i frutave këtë vit

Ministri grek i bujqësisë Makis Vorodhis, tha se Athina është e shqetësuar lidhur me situatën e krijuar mbas mbylljes së kufijve, pasi nëse kjo situatë do të vazhdohet, fermerët greke të fruta perimeve rrezikojnë të çojnë dëm prodhimin e frutave të këtij viti, me një dëm tepër të lartë për ekonominë e vendit.

I pyetur nga gazetarët Voridhi deklaroi:

“Jemi të shqetësuar, sidomos për periudhën mbas këtij muaji dhe fillimit të majit, pasi janë mbyll kufijtë me Shqipërinë, prej nga ku vijnë shumica dërrmuese e punonjësve të kualifikuar të tokës.

Ne po punojmë që të gjendet formula dhe ata të vijnë, por duke bërë kujdes edhe për masat e profilaksisë për të shmangur përhapjen e virusit.
Ata vijnë të organizuar, kuptohet që ne do ta bëjmë shumë të thjeshtë procedurën. Mirë do ishte që për pak ditë të hynin në një formë karantine, ose të bënin tamponin për të qenë të sigurt dhe pastaj të dalin në fusha.

Fermerët janë dakort për këtë,ndërkohë që ne po organizohemi me insititutin e epidimiologjisë për t’i bërë këto teste. Ajo që do të duhet dhe është urgjente, është një marrëveshje me Shqipërinë ,që hapja e kufijve, të bëhet në bashkërendim me ruajtjen e masave të kontrollit”,përfundoi Voridhis.

Greqia ka nevojë për më shume se 50.000 punonjës sezonale në vit në sektorin e bujqësisë dhe po kaq edhe në sektorin e turizimit.
Në shumicën dërrmuse të tyre,forcat e krahut janë nga Shqipëria, Rumania dhe Bullgaria.
Edhe pse në vend ndodhen më shumë se 40.000 emigrantë sirianë dhe nga vendet e Afrikës veriore, ata refuzojnë të punojnë në këto sektorë dhe preferojnë të marrin pagesën prej 400 euro për familje,që ua mundëson mekanizmi mbështetes për refugjatët e luftës.

Nëse Shqiperia nuk hap kufijtë, atëherë do të mbeten pa vjelë mijëra hektarë fruta të stinës, pjeshkë, kajsi, qershi,dhe pa mbjellë mijëra hektarë me perime të stinës.
Lidhur me këtë situatë kanë reaguar shoqatat e fermerëve në veri të vendit,por edhe në Kretë, Larisa dhe Peloponez, zona në të cilën punësohen mijëra punonjës sezonale çdo vit.

Check Also

Rama: OSBE, mision i suksesshëm, tani duam Këshillin e Sigurimit në OKB

Shqipëria e vlerëson të suksesshme Presidencën e OSBE-së, pavarësisht vështirësive që dolën përgjatë këtij viti …

18 të vdekur, 801 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë ndërruar …

SPAK dërgon për gjykim çështjen ndaj ish-drejtorit të Tatimeve Korçë

Struktura e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK, njoftoi të premten se kishte dërguar për gjykim në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *