Mbledhja e parë e qeverisë, Rama me porosi dhe këshilla: Kush shkel në dërrasë të kalbur ka punë me ligjin, mbani larg të afërmit nga dyert e shtetit

Në mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave, kryeministri Rama nuk u kursye të japë porosi dhe këshilla për të gjithë kabinetin e tij.

Ai tërhoqi vëmendjen se askush nuk do të ketë mbrojtje nga ai apo PS-ja nëse do të shkelë ligjin. Po ashtu, Rama u kërkoi ministrave të rinj që të mbajnë larg të afërmit nga zyrtar e shtetit.

“Qeveria do të ketë një faqe online me një rubrikë të dedikuar për informimin e publikut mbi çdo akuzë apo denoncim. Në atë rubrikë, secili prej jush do të përgjigjet. Kush nuk do të thotë të vërtetën do të mbajë përgjegjësitë morale, por ligjore nëse do të jetë rasti.Unë u jap një porosi, ministër nuk bëhesh vetë, të bën kryeministrin, vendin nuk ta mbaj unë, duhet ta mbash vetë, kjo vlen edhe për dyshemenë. Dyshemeja e qeverisë është ligji, kush shkel në dërrasë të kalbur, punën e ka me organet ligjzbatuese, jo me mua, as me qeverinë, as me partinë. Të jeni të sigurt, unë do t’iu mbështes në arritjen e objektivave të përbashkëta, do t’iu mbroj nga çdo agresioni dhe kundërshtari të progresit, do t’iu ruaj edhe shpinën nga çdo erë kundër jush që mund të fryjë për shkak të detyrës. Por edhe njëherë, as mua dhe as PS-në nuk do ta ketë pas kush do të hedh edhe një hap jashtë ligjit.

Check Also

Berisha bën sot 77 vjeç: Jam i motivuar për misionin e ri

Sali Berisha feston ditëlindjen e 77-të. Por si e gjen liderin historik kjo ditëlindje? Në …

Falsifikuan dokumentet, 3 të arrestuar, mes tyre drejtori i Zyrës së Tokës në Qarkun Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy funksionarë publik të akuzuar për falsifikim të …

Urdhri i parë i Gledis Nanos për drejtuesit e qarqeve: Paguani policët për punën jashtë orarit, lekët të merren nga paratë e konfiskuara nga krimi

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka marrë vendimin e parë që …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *