Largohet nga detyra e drejtorit të Albpetrol, Flamur Mato

Largohet nga detyra drejtuesi i Albpetrol, Flamur Mato, i cili zëvendësoi pak muaj më parë, Baftjar Zeqaj.

Zeqaj u dorëhoq pasi kandidoi në listën për deputet të PS Fier në zgjedhjet e 25 prillit, ku edhe fitoi mandatin e deputetit.

Mato drejtoi për gati 4 muaj shoqërinë aksioniere Albpetrol, ndërkohë qe nuk dihen ende motivet e largimit të tij nga kjo detyrë.

Nga burime konfidenciale mësohet se Flamur Mato ka paraqitur dorëheqjen, ndërkohë që nga dita e hënë, administratori Mato nuk do të mbajë më këtë funksion

Ende nuk dihet emri i ri që do të drejtojë në vazhdimësi shoqërinë naftënxjerrëse Albpetrol, e cila përgjatë viteve të fundit deklarohet me humbje.

 

Check Also

Çdo javë tampon nga mësuesit dhe studentët që refuzojnë vaksinën

Rriten infektimet nga përhpaja e variantit Delta, por kufizimet për qytetarët nuk ndryshojnë. Komiteti i …

Dënimi me 2 vite burg i Llallës, reagon Kim: Askush nuk është mbi ligjin, drejtësia kundër zyrtarëve të korruptuar

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme …

Vala e rritjes së çmimeve në vend, nga po vjen dhe sa do të vazhdojë

Vala e rritjes së çmimeve erdhi si cunam në tregjet globale këtë vit, por në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *