Laku i borxheve/ Henri Çili i shet një kompanie në Berat prona dhe ndërtesë të UET-së

Henri Çili po tenton t’i shesë ish-koncensionarit të hemodializës tokë dhe ambiente ku zhvillohet edhe aktiviteti i Universitetit Europian të Tiranës (UET), një pronë me vlerë 2.5 milionë euro, me qëllim për të shlyer borxhet.

Prona ndodhet në Tiranë, në Bulevardin “Gjergj Fishta” (ish-NPV 1), që është edhe adresa e UET-së dhe selia e kompanisë “European Education Initiative Holding”, prona e 100% të Henri Çilit. European Education Initiative Holding’, pronare e UET, ka 95,35 % edhe të aksioneve në kompaninë ‘Klinika Shqiptare’, që zyrtarisht rezulton pronarja e tokës dhe e godinës në shitje.

Pra, pas UET, European Education Initiative Holding dhe Klinika Shqiptare qëndron gjithmonë Henri Çili.

Aksionerët e kompanisë të Çilit, ‘Klinika Shqiptare’, gjatë një mbledhje të datës 30 shtator të 2019, kanë miratuar në parim një ofertë të kompanisë ‘Evita’ për blerjen e sipërfaqes së truallit 2925.2 m2 dhe njollë godine 1 160 m2 në pronësi të kompanisë ‘Klinika Shqiptare’. Pra, ‘Evita’ do t’i blejë pronën Henri Çilit. Për studimin e tregut dhe për të përgatitur draft-kontratën për shitjen e pronës, Henri Çili ka autorizuar administratorin e ‘Klinika Shqiptare’ Gëzim Bardhin. Ndërkaq, në vendimin e aksionarëve për shitjen e truallit dhe ndërtesës në pronësi të ‘Klinika Shqiptare’ është parashikuar edhe publikimi i njoftimit në gazetë. Pikërisht në njoftimin e publikuar në 16 nëntor 2019, thuhet se vlera e që do të përfitohet nga shitja e kësaj pasurie do të kalojë tërësisht për shlyerjen e detyrimeve që ka kompania ‘European Education Initiative Holding’, pra Universitet.

Kompania ‘Evita’ që do të blejë pronën e Henri Çilit me vlerë 2.5 milionë euro, është një kompani e shumë e përfolur vitet e fundit pasi ka fituar nga Ministria e Shëndetësisë koncesionin për shërbimin e hemodializës. ‘Evita’ ka si origjinë një kafe modeste në qytetin e Beratit dhe është një kompani produktesh farmaceutike me qendër në Tiranë, e themeluar më 14 maj 2013, me administratore Elona Saraçi, si dhe më pronarë aktualë Ertel Kërçuku me 27,50 % të aksioneve si dhe me 72,50 % të aksioneve nga Arimo B.V. Një kompan guackë holandeze mbrapa të cilës dyshohet se qëndron Klodjan Allajbeu, pronari i “Spitalit Amerikan”.

Evita shpk bashkë me “Spitalin Amerikan” kanë qenë ortakë në kompaninë shqiptare DiaVita shpk, e cila që në fillimi të vitit 2016 ka fituar nga shteti koncensionin për hemodializën për 10 vjet me vlerë 8.6 miliardë lekë. Por në qershor 2019 DiaVita është blerë nga një kompani daneze mbi të cilën dihet shumë pak. Vendimi për të shitur aksionet është firmosur nga Evita shpk pikërisht në 30 shtator 2019, në të njëtën ditë kur Henri Çili e ka pranuar ofertën e 2.5 milionë euro nga Evita për t’i blerë tokën dhe godinën.

Kompania Klinika Shqiptare është lindur nga ish Ndërmarrja e prodhimeve të veshjeve (N.P.V.Nr.1). Në vitin 2002 Henri Çili ka blerë 91% të aksioneve për 2.5 milionë euro, duke i kaluar me vonë aksione në emër të European Education Initiative Holding. Para pak kohe Henri Çili e ka shitur edhe gazetën Mapo./Shqiptarja.com

Check Also

Zelli i tepërt i socialistëve kuksianë vë në siklet kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama duket se u vu në siklet të premten para opinionit publik pasi …

Kukësi i heq titullin “Nder i Qarkut” publicistit kosovar Veton Surroi

Publicistit dhe politikanit kosovar Veton Surroi, i hiqet titulli “Nderi i Qarkut Kukës” i dhënë …

“Lëvizni me urgjencë”, Kim flet për mbledhjen e KED dhe përsërit thirrjen

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ripërsërit edhe njëherë thirrjen për politikën shqiptare se …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *