Kryesia e PS, Bushati më i votuari nga burrat, Balluku nga gratë

Asambleja Kombëtare e PS-së miratoi kryesinë e re përmes një votimi që ha diskutim.

Asambleja Kombëtare konfirmoi ministret kryesore femra që promovohen më shumë nga Rama. Belinda Balluku është kandidatja femër më e votuar me 207 vota. Më saktë, ajo rezulton si emri me i votuar për kryesinë nga gjithë lista e kandidateve e propozuar nga kryeministri.

Poshtë emrit të saj në listën e kandidateve femra renditet Ogerta Manastirliu me 204 vota, Evis Kushi (183) dhe Olta Xhaçka me 180 vota.

Në kryesinë e re u konfirmuan edhe Blerina Gjylameti (199 vota) dhe Mimi Kodheli. Mbeti jashtë listës Ermonela Felaj, Milva Ekonomi apo Klotilda Ferhati. Në listën e kandidatëve fitues për burra ka ndodhur fenomeni i kundërt. Ne listë janë votuar më shumë ata më pak të promovuar nga Rama, kritizere apo që kanë qejfmbetje me të.

I pari më i votuari nga burrat rezulton Ditmir Bushati me 204 vota.

Në kryesinë e re është votuar edhe Pandeli Majko qe mbeti jashte listes fituese per deputet. Majko renditet e treti për nga votat (198) pas Arben Pëllumbit, (203) më pas Erion Braçe, dhe Ilir Beqja ndërsa ka mbetur jashtë kryesise Fatmir Xhafaj edhe pse paradoksalisht është ndër deputetët më të votuar të PS zgjedhjet e 25 prillit.

Nuk është në listën fituese as Pjerin Ndreu, Ervin Demo dhe Eduard Shalsi.

Ajo që bie në sy në listën e re të kryesisë së PS-së është jo vetëm fitorja me shumë vota e Ditmir Bushatit, apo largimi i Fatmir Xhafajt por edhe fakti se në listë nuk figuron më as emri i ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako i shpallur “non grata” nga DASH.

Vangjush Dako nuk ishte në listën e propozimeve të kryeministrit Edi Rama për tu votuar nga anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Emri i Dakos është i dyti nga qarku i Durrësit që mënjanohet pas dorëheqjes së Lefter Kokës nga mandati i deputetit.

 

 

Check Also

Çdo javë tampon nga mësuesit dhe studentët që refuzojnë vaksinën

Rriten infektimet nga përhpaja e variantit Delta, por kufizimet për qytetarët nuk ndryshojnë. Komiteti i …

Dënimi me 2 vite burg i Llallës, reagon Kim: Askush nuk është mbi ligjin, drejtësia kundër zyrtarëve të korruptuar

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme …

Vala e rritjes së çmimeve në vend, nga po vjen dhe sa do të vazhdojë

Vala e rritjes së çmimeve erdhi si cunam në tregjet globale këtë vit, por në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *