Kryeministri njofton Amnisti të Përgjithshme për të ardhurat e padeklaruara

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot në Kongresin e Partisë Socialiste se do të lançojë një amnisti të përgjithshme për të gjithë shqiptarët jashtë dhe brenda vendit që sipas tij kanë punuar në punë informale por që kanë të ardhura informale që janë produkt i punës.

Të ngrihet kush të dojë kjo do të bëhet-tha Rama.

Ai ka deklaruar se përjashtim nga kjo amnisti bën politika dhe gjyqtarët, produktet e krimit dhe terrorizmit.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të thotë ligji i ri, por kjo nismë pritet të provokojë debate të shumta. Si do të provohet burimi i të ardhurave, ndërkohë që do të kërkohet edhe pasuria e fituar jashtë vendit.

Check Also

“Gjobë kush fut politikanë në lokal”, Shoqata e Biznesit-Ramës: Boll më!

Shoqata e biznesit të vogël dhe mesëm në Shqipëri ka reaguar në lidhje me deklaratat …

100 projektet që thithën fondet e buxhetit më 2020-ën, nga rindërtimi, rrugët te koncesionet

Qeveria ka kryer shpenzimet kapitale faktike prej 91,2 miliardë lekëve më 2020, niveli më i …

Situata kritike nga Covid-19, Tomini: Jemi në transmetim komunitar, karantina guri i fundit

Shqipëria po përballet me situatën më të vështirë nga pandemia që prej fillimit të saj. …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *