Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Bllokimi i shqiptarëve në kufi, trajtim johuman dhe degradues

Komiteti Shqiptar i Helsinkit e quajti “trajtim johuman dhe degradues” bllokimin e dhjetra shqiptarëve në zonën neutrale mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të gjejnë një zgjidhje të shpejtë dhe emergjente, përmes një deklarate për shtyp të shpërndarë të hënën.

“Qëndrimi i këtyre shtetasve në zonën neutrale për orë të tëra dhe pa kushtet minimale të jetesës vendos në rrezik jetën dhe shëndetin e tyre si dhe i nënshtron këta shtetas ndaj elementëve të trajtimit johuman dhe degradues,” thuhet në deklaratën e Komitetit.

Prej disa ditësh, dhjetra shtetas shqiptarë mbetën të bllokuar në qiell të hapura dhe në temperatura nën zeron në kufirin greko-shqiptar në Kapshticë dhe Kakavijë, pasi autoritetet shqiptare nuk i lejojnë ata të hyjnë në atdhe.

Ata janë lejuar të dalin nga Greqia, por në një qëndrim mjaft të paqartë dhe kontravers, policia shqiptare nuk i lejon ata të futen në territorin e Shqipërisë, për shkak të kufizimeve të vendosura prej situatës epidemike të COVID-19.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i kujton qeverisë se Kushtetuta detyron mbrojtjen e të drejtave të shtetasve shqiptarë, me banim të përkohshëm ose të përhershëm” jashtë kufijve të vet, ndërsa theksoi se çdo kufizim i përkohshëm nuk duhet të cenojë të drejtat kushtetuese të përcaktuara në nenin 17.

KShH vlerëson se ndalimi i shtetasve shqiptarë për të hyrë në vendin e tyre cënon thelbin e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe është në tejkalim të kritereve minimum të parashikuara në nenin 17 të Kushtetutës.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit konsideron gjithashtu të papranueshëm procedimin penal të këtyre personave, apo arrestimin për kalim të paligjshëm të tyre.

“KShH i rekomandon autoriteteve një qasje humane dhe jo ndëshkuese ndaj kësaj kategorie personash, të cilët kanë vepruar në kushtet kur liria e tyre e lëvizjes është kufizuar në mënyrë jo proporcionale dhe në kushtet për të garantuar mbijetesën, pasi nuk përballojnë dot qëndrimin dhe jetesën në vendet fqinje,” thuhet në deklaratë.

Check Also

Ilir Meta pagoi 700 mijë dollarë në një kompani offshore, për të lobuar për LSI-në

Pak ditë më parë gazeta austriake “Kronen Zeitung” publikoi një lajm për lobimin e Ilir …

Mazhoranca drejt zgjedhjes së Presidentit që dëshiron

Kuvendi e quajti të hënën të ezauruar edhe raundin e tretë të votimit për president, …

Dy emrat e rinj për President: Një poet disident dhe një mjek-gjeneral!

Duket qartë se opozita nuk do të dërgojë një kandidat të sajin në raundin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *