Komisioni për inceneratorët mbyll hetimin: Më 7 mars, paraqitet raporti me dy qëndrime

Komisioni për inceneratorët njoftoi, këtë të premte, përmbylljen e hetimit parlamentar. Kryetarja Tabaku deklaroi se raporti përfundimtar do të paraqitet më 7 mars, ku palët pritet të dalin me dy qëndrime të ndryshme.

Në ditën që i përfundon mandati, anëtarët e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, u mblodhën këtë të premte, për të njoftuar mbylljen e hetimit 3-mujor për aferën e inceneratorëve.

Sipas kryetares Jorida Tabaku, komisioni faktoi pretendimet e Partisë Demokratike për ekzistencën e një afere korruptive pas së cilës fshihet vetë kryeministri.

Krejt e kundërt ishte qasja e mazhorancës, e cila nxjerr të tjera konkluzione nga hetimi i komisionit.

Qasjet e kundërta pritet të reflektohen dhe në raportin që do të paraqitet më 7 mars, ku siç u paralajmërua dhe nga Felaj e Tabaku, palët pritet të dalin me 2 materiale të ndryshme.

Check Also

Ilir Meta pagoi 700 mijë dollarë në një kompani offshore, për të lobuar për LSI-në

Pak ditë më parë gazeta austriake “Kronen Zeitung” publikoi një lajm për lobimin e Ilir …

Mazhoranca drejt zgjedhjes së Presidentit që dëshiron

Kuvendi e quajti të hënën të ezauruar edhe raundin e tretë të votimit për president, …

Dy emrat e rinj për President: Një poet disident dhe një mjek-gjeneral!

Duket qartë se opozita nuk do të dërgojë një kandidat të sajin në raundin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *