Komisioni i Jashtëm i PE miraton rezolutën për Shqipërinë

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian ka miratuar këtë të enjte raportin për progresin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, ndërsa theksi vihet tek përmbushjen e 15 kushteve për çeljen e negociatave.

Raporti fillestar i raportueses për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos iu nënshtrua amendimeve nga bashkëraporteri suedez, David Lega e kolegë të tjerë.

Amendamentet, të cilat u miratuan sot u propozuan nga Asambleja Politike e Partive Popullore Europiane, partitë simotra të Partisë Demokratike.

Ata vënë theksin tek shqetësimi dhe akuzat për fenomenin e shit-blerjes së votave, ku sqarohet se ndjekja penale e përgjegjësve është një ndër kushtet kryesore, të cilat janë diktuar edhe nga Këshilli i Evropës gjatë marsit të 2020.

“Ngre shqetësimin për akuzat e blerjes së votës dhe thekson se ndjekja penale për këtë çështje është ndër kushtet e vendosura nga Këshilli në 25 Mars 2020”, thuhet në amendament.

Krahas vlerësimit për marrëveshjen e 5 qershorit të 2020, kritikat nuk kursehen për hapat e mëtejshme që u ndërmorën nga ana e mazhorancës, e cila pavarësisht thirrjeve për të pritur rekomandimet e Komisionit të Venecias zgjodhi të kalojë ndryshimet kushtetuese të Kodit Zgjedhor pa arritur të krijojë një konsensus të gjerë partiak.

“Mirëpret rezultatin pozitiv të marrëveshjes së 5 qershorit 2020, i cili zbatoi disa nga rekomandimet e OSBE / ODIHR, por vë në dukje dështimin për t’u mbështetur më tej në të dhe faktin se pavarësisht thirrjeve të përsëritura ndërkombëtare për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias, hapat e mëtejshëm u morën pa një konsensus të gjerë ndërpartiak që rezulton në miratimin e ndryshimeve të diskutueshme të Kodit Zgjedhor në Tetor 2020 nga Parlamenti Shqiptar”, theksohet më tej.

Po ashtu, në Shqipëri shihet me shqetësim problemi i pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit dhe në pasuri të patundshme.

Raporti vlerëson progresin e deritanishëm në zbatimin e reformës në drejtësi, ndërkohë kërkohet të arrihen ndryshime të prekshme drejt një sistemi gjyqësori funksional dhe të pavarur, si një parakusht për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Check Also

Basha: Të dielën sjellim fitoren më të madhe në historinë e Shqipërisë

Kreu i PD-së Basha ka shkruar para pak çastesh së të dielën opozita do arrijë …

Prokuroria përfundon verifikimin për kandidatin e PD-së në Shkodër, e nxjerr të pastër

Prokuroria ka përfunduar verifikimin e kandidatit të PD-së për zgjedhjet e 25 prillit, Zef Hila. …

Meta thirrje prokurorisë: Hetoni menjëherë skandalin e rëndë të kreut të Kadastrës Artan Lame, audiopërgjim tronditës

Presidenti Meta i ka bërë thirrje prokurorisë që të nisë hetimet pas publikimit të materialit …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *