Koçi në SPAK: Bota e krimit në Fier, lidhje të konsoliduar me politikën, zyrtarëve u dhëmbi deklarata ime

Ish-zv.Ministri i Mbrojtjes, aktualisht kryetar i emëruar i PS-së për Fierin, Petro Koçi, dëshmoi për rreth një orë në SPAK lidhur me akuzat publike të tij, se njerëz të drogës kanë përfituar tendera publike në Fier.

I veshur “casual” dhe pa asnjë dosje në dorë, Koçi doli nga dyert e SPAK për të përcjellë një deklaratë për mediat

“Duart e krimit janë përfaqësues të botës së krimit. Në Fier është një botë goxha e konsoliduar. Unë kam guxuar e kam denoncuar shumë herë. Gjatë fushatës denoncova një gjyqtar për një shkarkim nga puna dhe mesa di ky gjyqtar është shkarkuar. Unë jam politikan dhe e ndjej që bota e krimit në Fier është goxha influente.

Mendoj se ky sensibilizim edhe për SPAK është shumë i nevojshëm në një qark që ka nevojë për më shumë pastërti në veprimtari publike.

Bota e krimit në Fier ka pasur lidhje të konsoliduar me politikën. Mund t’iu them edhe rastet e fundit kur të tillë në marrëdhënie me LSI edhe ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve zgjedhjet e fundit. Sigurisht që për rastet që kam denoncuar edhe konkretisht i ripërpërmenda për të theksuar edhe njëherë që kam një vullnet të palëkundur për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë…

Unë jam politikan nuk zëvendësoj organet e tjera shtetërore.   Qëndrimet e mia nuk janë për të larë hesape me asnjë politikan, ne duhet të lajmë hesapet me botën e krimit dhe nuk duhet të lejojmë që ata të vazhdojnë të jenë influentë në jetën publike dhe në vendimmarrjet zyrtare, kështu që ajo që kam thënë se ata ndikojnë po themi edhe në financat publike ose edhe nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta ose duke kërcënuar zyrtarë të niveleve të ndryshme është një gjë për të cilën unë jam shumë i bindur dhe që duhet të konkretizohet në veprimtarinë e organeve ligjzbatuese…  tha Koçi ku foli edhe për zyrtarë të kërcënuar. Por kush janë?

“Jam i bindur për atë që thashë, por edhe nga fakti që shumica e zyrtarëve në Fier nuk e kanë mirëpritur deklaratën time, tregon që ajo është e vërtetë. Ajo dhemb për disa. Nuk dhemb për PS-në”.

“SPAK nuk ka asnjë kufizim për të gjithë llojet e niveleve, edhe ne Fier SPAK është i lirë dhe i detyruar nga ligji të veprojë ndaj kujtdo që ka shkelur ligjin dhe bashkëpunon me krimin.

Unë nuk jam as prokuror, as gjyqtar, dhe as në Policinë e Shtetit, por kam një përvojë si ish-ministër i Rendit dhe për të gjitha këto që fola jam shumë i bindur që janë plotësisht të vërteta…”, tha Koçi, por pa përmendur emra sërish sepse për to, sipas tij, duhet të disponosh dokumente konkrete.

“Unë nuk jam hetues që të kërkoj dokumente konkrete dhe të jap emra. Unë nisem nga komunikimi me qytetarët në Fier…Fakti që njerëzit e kësaj bote hyjnë më kollaj në punë se sa njerëzit e thjeshtë, tregon se janë më influentë”.

Check Also

Çdo javë tampon nga mësuesit dhe studentët që refuzojnë vaksinën

Rriten infektimet nga përhpaja e variantit Delta, por kufizimet për qytetarët nuk ndryshojnë. Komiteti i …

Dënimi me 2 vite burg i Llallës, reagon Kim: Askush nuk është mbi ligjin, drejtësia kundër zyrtarëve të korruptuar

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme …

Vala e rritjes së çmimeve në vend, nga po vjen dhe sa do të vazhdojë

Vala e rritjes së çmimeve erdhi si cunam në tregjet globale këtë vit, por në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *