Policia dhe ushtria do të ngrenë postbolloqe për të bërë kontrolle në rrugë dhe automjete, dhe nëse identifikohet një person që ka qenë në zonat e kuqe të prekura nga koronavirusi, do të gjobitet me 5 mijë euro, pasi si rregull ata duhet të jenë në vetëkarantinë në shtëpi dhe të kufizojnë lëvizjet.
“Postblloqe për kontrolle të automjeteve dhe do të verifikojnë nëse ka të ardhur nga Italia apo Greqia në 14 ditët e fundit të cilët ndalohen të dalin nga shtëpia. Nga nesër kush prej tyre do të kapet në rrugë, do të dënohet me 5 mijë euro gjobë. Do të ndalohet të largohet nesër në Itali pas ikjes së epidemisë nëse nuk do të ketë paguar gjobën. Ju kërkoj shumë ndjesë është një masë që në kushte normale do të ishte absurditet, nuk do doja kurrë t’ua kërkoja këtë, por kjo nuk është një kohë normale, futeni në kokë, është një kohë lufte me një armik që nuk duket por është rreth secilit prej nesh. DO ta kalojmë siç klauam tragjedinë e 26 nëntorit ku dolëm më të fortë“.