Kabineti i qeverisë ‘Rama 3”, kur pritet të miratohet?

Njëzet e dy orë diskutim iu deshën parlamentit, në 2017-n për të miratuar qeverinë “Rama 2” së bashku me programin e saj qeverisës.

Nuk dihet sesa do t’i duhen 4 vite më pas, në shtatorin e 2021-shit me opozitën e rikthyer në Kuvend.

Votimi i kabinetit nuk ndodhi në seancën e parë plenare të asaj legjislature, ku thjesht nisi verifikimi i mandateve të deputetëve dhe u zgjodh Gramoz Ruçi si kryetar i Kuvendit.

Sipas rregullores deputetët betohen brenda 2 ditëve pas përfundimit të këtij verifikimi.

Presidenti Meta e dekretoi Edi Ramën kryeministër në të njëjtën ditë, kur në një prej 6 seancave të njëpasnjëshme të asaj jave, Kuvendi e mandatoi të krijojë qeverinë.

Pak orë më pas ia dekretoi dhe të gjithë ministrat e kabinetit të tij. Me një vendim shkarkimi nga parlamenti i vjetër, mbetet për t’u parë nëse Meta do të jetë po aq i shpejtë këtë shtator.

Sipas Kushtetutës ai ka 7 ditë kohë për të dekretuar të zgjedhurit e Edi Ramës në qeverisjen e tij të tretë.

Kuvendi duhet të votojë brenda 10 ditëve të tjera dekretet një nga një dhe programin qeverisës.

 

Check Also

Çdo javë tampon nga mësuesit dhe studentët që refuzojnë vaksinën

Rriten infektimet nga përhpaja e variantit Delta, por kufizimet për qytetarët nuk ndryshojnë. Komiteti i …

Dënimi me 2 vite burg i Llallës, reagon Kim: Askush nuk është mbi ligjin, drejtësia kundër zyrtarëve të korruptuar

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme …

Vala e rritjes së çmimeve në vend, nga po vjen dhe sa do të vazhdojë

Vala e rritjes së çmimeve erdhi si cunam në tregjet globale këtë vit, por në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *