Italia kalon Kinën, 427 të vdekur të tjerë në një ditë

Nuk po njeh përmirësim situata nga koronavirusi në shtetin fqinj të Italisë. Në 24 orët e fundit, 427 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e virusit të ri Covid-19, duke e çuar në 3405 numrin total të viktimave.

Me shifrat e reja Italia kalon dhe Kinën, vend ku u shfaq për herë të parë koronavirusi dhe la 3245 viktima.

Shefi i Mbrojtjes Civile, Borrelli, njofton se deri në këto momente numri i personave të infektuar nga koronavirusi ka arritur në 33 190, shto këtu dhe 4408 rastet e reja gjatë ditës së sotme.

Borrelli shton se numri i personave të shëruar në Itali që ishin prekur nga virusi ka shkuar në 4440 ndërsa në terapi intensive janë shtruar dhe 2498 persona.

Check Also

Biden shfuqizon ndalimin e një pjese të mirë të kërkesave për kartë të gjelbër

Presidenti Joe Biden anuloi të mërkurën një urdhër të paraardhësit të tij që bllokonte shumë …

Pandemia/ Gjysmës së shqiptarëve iu pakësuan të ardhurat

Covid-19 u shfaq në dhjetor 2019 dhe është përhapur me shpejtësi në të gjitha vendet …

Rama: Besoj se do ta kthejmë pranverën në stinë vaksinimi

Gjatë bisedimit me qytetarët e Beratit, kryeministri Edi Rama foli me qytetarët dhe për çështjen …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *