PD pretendon se një i dënuar për vrasje është zgjedhur kryebashkiak dhe vazhdon detyrën në një prej qyteteve të vendit.
Akuza është bërë nga sekretari i PD, Gazmend Bardhi.
Sipas tij, dyshohet se kryebashkiaku është dënuar për vrasje në një vendet e Bshkimit Europian.
“Në një rast një person është i dyshuar se në një nga vendet e BE është i dënuar për vrasje, sikundër ka edhe disa raste kur dyshohen për trafik droge. Nëse është i dënuar, sigurisht që e ka vërtetuar gjykata, ajo që pres unë është që të marr dokumentacionin e gjykatës, nëse rezulton që është i dënuar sigurisht që e ka kryer atë krim. Është bashki e rëndësishme, nuk mund të jap më shumë informacione, sigurisht që është njeri publik, pavarësisht se është emëruar nga Edi Rama”, tha Bardhi.
Edhe pse nuk dha një emër, akuza është shumë e fortë.
Gjashtë kryebashkiakë socialistë që dolën nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit janë denoncuar nga Partia Demokratike si persona me probleme me ligjin e dekriminalizmit dhe nuk duheshin kandiduar.
Valdrin Pjetri nuk arriti ta marrë detyrën, ndërsa Agim Kajmaku u shkarkua dhe u shpall në kërkim. Të denoncuar janë edhe Mark Babani, Agron Malaj dhe Lefter Alla.