Departamenti Anti-Korrupsion në Partinë Demokratike ka ngritur 3 pyetje publike për ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku lidhur me koncensionin e aksit Thumanë-Kashar-Lekaj.
Sipas këtij departamenti, koncesioni ishte korruptiv dhe Partia Demokratike dokumentoi sesi ishte dyfishuar vlera reale e ndërtimit të rrugës dhe ishte zgjedhur drejtpërdrejtë oligarku, mik i Kryeministrit.
“Qeveria ka anuluar kontratën koncesionare me PPP për ndërtimin e segmentit Thumanë – Kashar – Lekaj.
Anulimi i një koncesioni korruptiv është një lajm i mirë për qytetarët. Mirëpo, nuk mund të jetë lajm i mirë, nëse anulimi nuk është bërë për të luftuar aktin e parë korruptiv, por për qëllime të tjera më madhore korruptive.
Ministria e Infrastrukturës pritet që shumë shpejtë të hapë “garë” për ndërtim me koncesion të tipit BOT, për këtë aks rrugorë, që nënkupton ndërtimin e rrugës nga kapitali privat, dhe më pas kompania përfiton fondet nga taksimi i aksit për një periudhë së paku 30 vjeçare”, thuhet në deklaratën e departamentit anti-korrupsion në PD, bashkangjitur me një shkrim të revistës Monitor mbi këtë çështje.
Pyetjet që i drejtojnë Ministrisë së Infrastrukturës janë:
1. A është paracaktuar si fituese e kësaj procedure fiktive kompania “TERNA” dhe a ka kontakte personale Ministrja Belinda Balluku me këtë kompani?
2. A është urdhëruar Komisioni që të hartojë kriteret dhe dokumentat e tenderit, duke ja përshtatur ato klientit të paracaktuar dhe me të cilin ka arritur pazarin e rradhës?
3. A janë duke u hartuar propozimi teknik dhe financiar, si dhe kriteret e tenderit, sipas kushteve që i plotëson vetëm një kompani, duke eleminuar në këtë mënyrë konkurencën e lirë, që është parakusht ligjor për çdo prokurim publik?