Henri Çili nuk pranon asnjë akuzë: Do fitoj pafajësinë dhe pastaj do kërkoj dëmshpërblim

Pas lirimit nga Gjykata e Përmetit me detyrim paraqitje, botuesi Henri Çili thirri në një konferencë mediat duke mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria.

Si aksioner kryesor i një studioje ligjore ai tha se nuk ka kryer asnjë shkelje dhe mohoi kategorikisht të ketë takuar ndonjë funksionar të drejtësisë me qëllim për të ndikuar në një vendim të ardhshëm gjyqësor.

Për gati një orë botuesi Henri Çili sqaroi para gazetarëve pozitën e tij lidhur me operacionin “Mezhgorani”, ku u arrestua dhe lirua më pas nga gjykata për 5 akuza mes tyre edhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike”.

Z. Çili tha se studioja ligjore ku ai zotëron 75 % të aksioneve ka marrë përsipër të ndjekë çështjen e vëllezërve Aliko dhe të dënuarit Feti Yzeiraj në Gjykatën e Lartë, konform ligjit.

Sipas z. Çili, me Alikot studioja ishte në fazë negociatash, ndërsa me të dënuarin tjetër për vrasje, Yzeiraj kanë një prokurë përfaqësimi. Studio e z. Çili do të kërkonte në Gjykatën e Lartë përshpejtimin e çështjes sipas ligjit si dhe do të ofronte edhe një fushatë komunikimi për të drejtat e të dënuarve, ndërsa mohon takimin e përfolur me një zyrtar të drejtësisë.

Botuesi Henri Çili pranoi se kontaktin me biznesmenin Seit Fishta e ka mundësuar babai i vëllezërve Aliko, të dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha, por për kontratat e dhurimit të një apartamenti dhe një dyqani në Velipojë por shtoi se gjithçka është bërë konform ligjit.

“Unë nuk kam marrë asnjë njoftim nga askush se kishte një urdhër ndalimi. Po, është e vërtetë që kontakti me zotin Fishta, një sipërmarrës i nderuar është realizuar me të afërmin e njërit nga këto çështje, por pas bisedave krejt të ligjshme, kontakti është nisur nga këtu dhe bashkëpunimi ka devijuar në një plan tjetër, që do të thotë se si institucione që mund të bashkëpunim në kuadër të mjediseve të shërbimit. Është gjetur zgjidhja përmes një kontrate dhurimi për të cilën është paguar taksa.

Çfarë fshehjeje ka të dhurosh një provë të ligjshme, kemi paguar taksën e dhurimit. Nuk ekziston koncepti i fshehjes së të ardhurave”, – tha z. Çili.

Kalimin e dosjes siç pritet në SPAK, botuesi Çili e sheh me pozitivitet.

Ai theksoi se nuk beson që çështja ndaj tij të ketë prapavijë politike dhe pas pafajësisë do të kërkojë edhe dëmshpërblim.

Check Also

Basha: Fokusi, energjia e rinovueshme, leva kryesore për hapjen e 110 mijë vendeve të punës

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë një takimi me përfaqësues të Shoqatës së Energjisë së …

Disa njerëz në Shqipëri janë të paprekshëm nga Covid-19

Djali i saj pesë vjeçar, dy prindërit e bashkëshortit dhe ai u infektuan të gjithë …

19 të vdekur, 986 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 19 të vdekur si …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *