Greqia nuk zgjat afatet Schengen, për shkelësit ka gjoba

Autoritetet greke nuk do të aplikojnë zgjatjen e afatit 3-mujor të qëndrimit në zonën Schengen për të gjithë shtetasit e vendeve joanëtare të BE-së përsa kohë nuk ka një vendin Qeverie që të mbyllë kufijtë për udhëtarët.

Greqia thotë se përsa kohë nuk ka një vendim tjetër nga autoritetet qëndrore të Bashkimit Europian, ligjet ekzistuese qëndrojnë në fuqi dhe gjithashtu edhe zbatimi i penaliteteve ndaj personave që shkelin afatin 90-ditor të qëndrimit pa vizë në vend.

“Kufijtë e Greqisë janë hapur, lëvizja është e lirë, ndaj kush ka mbushur ose mbush afatin, duhet të largohet. Nga momenti që nuk kemi asnjë shtyrje nga Drejtoria Qendrore e Kufirit të BE-së, do të procedojmë sipas ligjeve dhe do të vendosim gjobat sipas ligjeve në fuqi. Nëse do të ketë ndonjë urdhëresë të posaçme më vonë, nuk e dimë”, citon Ministrinë e Brendshme greke Top Channel.

Ndryshe nga Greqia, Italia që ka vendosur masën e karantinimit thuajse në të gjithë vendin ka zgjatur afatet për shtetasit që kanë udhëtuar me viza tremujore, duke pezulluar edhe penalitetet për ata që e kanë shkelur afatin gjatë periudhës së vetëizolimit.

Check Also

ISHP këshillon vaksinim për linë e majmunit për personelin mjekësor dhe kontaktet e afërta

Këtë mëngjes është mbledhur Komiteti Kombëtar Teknik- Këshillues i Imunizimit në ISHP, për masat paraprake …

Mazhoranca drejt zgjedhjes së Presidentit që dëshiron

Kuvendi e quajti të hënën të ezauruar edhe raundin e tretë të votimit për president, …

Dy emrat e rinj për President: Një poet disident dhe një mjek-gjeneral!

Duket qartë se opozita nuk do të dërgojë një kandidat të sajin në raundin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *