Gjykata e Posaçme konfiskon 22 pasuri të grupit të Habilajve

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka sekuestruar 82 milionë euro pasuri Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij.

Bëhet me dije se 22 pasuri janë sekuestruar në total, nga të cilat të Moisi Habilajt janë 10 apartamente, 4 ndërtesa, 6 makina, një garazh, një truall dhe mijëra euro pasuri të tjera.

Ndërkohë kujtojmë se më 18 maj, GJKKO dënoi me 37 vite burg në total grupin e Habilajve, të cilët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike dhe cilësohen si një grup i strukturuar kriminal.

Moisi Habilaj, i cili konsiderohet si kreu i grupit kriminal u dënua nga GJKKO me 10 vite burg, ndërsa ndodhet në arrati pasi u largua nga banesa e tij në Itali ku qëndronte në arrest shtëpie.

Check Also

Los Anxhelos rikthen maskat, Biden: Vala e re e pandemisë, tek të pavaksinuarit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i pyetur nëse amerikanët do të …

Reforma në drejtësi, Xhafaj: 24 orë para miratimit, diskutohej të binte qeveria. Sot ka të penduar nga ata që e kaluan

22 korriku i këtij viti shënjon 5 vjetorin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, themelin ligjor …

Dionis Biba, personazh i njohur i rrjeteve sociale, u kap brenda shtëpisë së barit, dënohet me 15 muaj në Angli

Dionis Biba është një personazh i njohur i rrjeteve sociale pasi përmes videove në Instagram …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *