Emrat që Ilir Meta ka përdorur për të paguar paratë e lobimit. A duhet të nis SPAK hetimet

Lëvizja Socialiste për Integrim ka shpenzuar ndër vite me mijëra dollarë për lobim në Uashington, ndërsa në Shqipëria ka deklaruar pak, ose aspak këto shpenzime.

Pagesat lobuese janë kryer përmes kompanive guackë, ose njerëzve të besuar të Ilir Metës. Meta dyshohet se ka përdorur njerëz të besuar për të transferuar këto para në banka dhe më pas janë paguar kompanitë lobuese. Përveç bankave, janë përdorur edhe kompanitë offshore, si në rastin e lobimit të 2017-s me kompaninë “Dorelita Limited”, që pagoi 600 mijë euro për McKeon Group.

Por, kush janë të besuarit e Metës që dyshohet se kanë shërbyer si pagues fiktivë? Njëri prej tyre dyshohet se është Muharrem Berisha, ish-peshëngritës i dekoruar së fundmi nga Ilir Meta. Emri i tij u bë publik për herë të parë në 2010-n, kur PS akuzonte Metën se kishte blerë në zonën e bllokut godinën e LSI-së, me një vlerë që shkonte qindra mijëra euro.

Pas këtyre akuzave, Muharrem Berisha doli si pronari në letra i godinës. Ai tha se e kishte blerë atë në 2006-n dhe se ja kishte dhënë LSI-së me qira, por edhe se vetë ishte anëtar i kësaj force politike.

Emri tjetër që dyshohet si deklarues fiktiv është ai i Elona Gurit, gjithashtu aktiviste e LSI-së dhe për të cilën ka pasur akuza dhe ka edhe dyshime se ka shërbyer edhe si përcjellëse e pagesave për shpenzimet shkollore të familjes së çiftit Meta në Britaninë e Madhe.

Për të vijuar më pas me emrat e tjerë të përfolur se kanë shërbyer si deklaruar fiktivë, që nga Iris Zaimi, Helena Gaçe, Jori Prifti dhe Agron Xhafa. Këta emra janë akuzuar se kanë pastruar paratë e korrupsionit të Ilir Metës, duke i futur në sistemet bankare. Më pas, nga bankat shumat transferoheshin në kompani offshore, apo në llogaritë e LSI-së dhe nga llogaritë e partisë është paguar fushata lobuese në SHBA.

Kjo është e vetmja mënyrë që të justifikojë ‘deficitin’ 200 mijë dollarësh në bilancet e LSI-së për 2016-n, përsa kohë vetë kjo parti ka heshtur në lidhje me këtë mosrakordim bilancesh, ku nga njëra anë në SHBA deklaron 300 mijë euro lobim dhe nga ana tjetër në Shqipëri deklaron rreth 100 mijë euro të tilla.

Check Also

Mazhoranca drejt zgjedhjes së Presidentit që dëshiron

Kuvendi e quajti të hënën të ezauruar edhe raundin e tretë të votimit për president, …

Dy emrat e rinj për President: Një poet disident dhe një mjek-gjeneral!

Duket qartë se opozita nuk do të dërgojë një kandidat të sajin në raundin e …

Putin dhe Vuçiç pakt për gazin, Kurti i çon “selam” BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes Vuçiçit dhe Putinit …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *