Komisioni i Venecias ka gati draft-opinionin për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Ky komision iu ka vendosur palëve disa afate para publikimit te opinionit. Data 6 mars është afati për qarkullimin e draft opinionit.
Burimet bëjnë me dije se data 13 mars është afati për autoritetet që të dorëzojnë komentet. Versioni i rishikuar është bërë mbi bazën e komenteve të marra. Ndërkohë data për afatin për komentet finale është 20 marsi në orën 12:00. Nëse nuk ka asnjë koment deri më datë 20 mars, opinioni është miratuar.
Nëse deri më 20 mars ora 17:00 komentet janë marrë dhe bëhet qarkullimi nga presidenti në emër të raportuesve mbi propozimet finale për amendamente dhe kërkesa nga presidenti për një marrëveshje finale nga anëtarët.