Ekzekutimi në Shkodër – “Dëgjova krismat e armës, Edison më tha ‘kaq ishte puna ime’” – Zbardhen pjesë të dëshmisë së 15-vjeçarit

15-vjeçari i arrestuar për ekzekutimin e Endri Mustafës në Shkodër ka dhënë dëshminë në poliçi.

Siç raporton Report TV, i mituri e ka thirrur Mustafën për të dalë nga shtëpia natën e 14 majit dhe më pas bashkë me autorin e dyshuar kanë shkuar në zonën e Livadheve.

Më pas, 15-vjeçarin e kanë lënë pak më larg vendit të dyshuar të ngjarjes dhe ai ka pohuar se ka dëgjuar krismat e armës. Pas kësaj, i mituri është kthyer me autorin e dyshuar në qytet dhe pasi e ka pyetur Edison Arazin ku është Endri, ai i është përgjigjur duke thënë se ‘kaq ishte puna ime’.

Endri Mustafa u gjet i ekzekutuar mëngjesin e djeshëm në bregun e liqenit të Shkodrës. Ai është qëlluar me gjashtë plumba. Ai është dënuar në vitin 2016 bashkë me tre persona të tjerë për plagosjen e vjedhjen me dhunë të dy personave me iniçiale E.Gj. e G.M.

Bashkëshortja e tij, Ingrid Mustafa deklaroi sot se burrin e saj nuk e ka vrarë as fisi Liçi e as ai Bajri, duke kërkuar zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes.

Për krimin janë arrestuar 15-vjeçari Ergys Malja e Edison Arazi, ndërsa është shpallur në kërkim Ibrahim Liçi.

Check Also

Skenari i plehrave: Si u dhjetëfishuan kostot e menaxhimit të mbetjeve të Durrësit

Javën e parë të qershorit, kontejnerët e mbeturinave në Durrës u tejmbushën sërish me plehra, …

Në Bruksel propozohet sanksionimi i të akuzuarve për korrupsion, KE sqaron çdo të ndodhë me të shpallurit “non grata” në SHBA

Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian miratoi me 58 vota pro, 8 kundër …

“Ju kisha thënë”, qëndrimi i Holandës për negociatat, Rama: Zgjedhjet mbaruan, Shqipëria u zhbllokua

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas qëndrimit të Holandës për negociatat me Shqipërinë. Me anë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *