Edi Rama “prezanton” Nasip Naçon në Berat: Duhet bashkim forcash në kohë sfidash

Kryeministri Edi Rama vijoi turin e bashkëbisedimeve me qytetarët në qytetin e Beratit.

Në nisje të aktivitetit, kryeministri përmendi dhe afrimin e Nasip Naços nga LSI te Partia Socialiste, për të cilin tha se sfidat me të cilat përballet vendi kanë nevojë për një bashkim forcash.

“Nasipi është si një deputet i zonës dhe shprehje e faktit të rëndësishëm që në këtë zonë për të vazhduar punën dhe për të çuar para projektet për transformimin e qarkut të Beratit, sot kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Kemi nevojë për një bashkim forcash pasi sfidat e mëdha të kësaj kohe nuk janë partiake, por sfida jetësore.

Sfida e daljes nga kthetrat e armikut të padukshëm dhe çlirimit të njerëzve nga ankthi është një sfidë jetësore që ne do ta fitojmë. Falë bashkimit të madh të njerëzve, pasi iu përket të gjithëve, ne kemi arritur ta përballojmë pavarësisht vështirësive dhe tani duhet t’i japim një shtysë me vaksinimin”, u shpreh Rama.

Check Also

Rama: Moment më i rëndësishëm se vaksina, Pacolli hyri në garë pa i thënë askujt dhe mundësoi Aeroportin e Vlorës

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar firmosjen e kontratës me kompaninë fituese për ndërtimin e …

“Keni shumë në dorë, shfaquni të qetë”- Celibashi pas incidentit në Kavajë thirrje Metës, Ramës e Bashës

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, ka konfirmuar në një konferencë me gazetarët, se sot mbërrijnë …

Rama sulmon Metën pas SMS-ve të Gonxhes me biznesmenin: Harrove të publikosh videon ku del vëllai i Monikës

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar presidentin Ilir Meta, nga një takim me banorët e njësisë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *