Dy raste me covid 19/ Rama jep urdhrin: Mbyllen shkollat për dy javë

Ministria e Shëndetësisë në një njoftim zyrtar pak pas mesnate, konfirmoi dy rastet e para me koronavirusin e ri COVID-19 në vendin tonë.

Lidhur me këtë qeveria po zhvillon një mbledhje të jazhtëzakonshme, ku kryeministri Edi Rama tha se në vazhdën e masave u vendos që shkollat të mbyllen për dy javë.

“Masat e sotme janë pezullimi i fluturimeve drejt veriut të Italisë dhe drejt zonave të kuqe, deri më 3 prill. Mbyllja e arsimit në të gjithë vendin. Është momenti të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojmë mbylljen e të gjtha aktivieteteve, dëgjesa publike, deri më 3 prill”, tha Rama.

“Vetë-përmbahuni dhe ndërgjegjësohuni, armiku më i madh është paniku, jo COVID-19.

Nuk është murtaja e mesjetës, nuk jemi përballë një diçkaje të panjohur. Të gjithë jemi të ekspozuar nga COVID-19, të punojmë së bashku, të ruajmë njëri-tjetrin. Këshillat janë të thjeshta për t’u ndjekur,u rekomandohen të gjithë njerëzve në mbarë botën.

Ndodhemi në një situatë që po kërcënohet e ardhmja e njerëzimit”, tha më tej kryeministri.

Check Also

Bagazhet e humbura: Ku shkojnë dhe si ruhen në Aeroportin e Rinasit?

Njerëzit shpenzojnë shumë para në “Duty Free”, por jo pak herë harrojnë në avion ato …

Plan për të sulmuar Vis Martinaj, një shef në Policinë e Shtetit jepte informacion te “Doqja” e vëllezërit Duka

Sigurimi i informacioneve për lëvizjet jashtë shtetit të Ervis Martinaj dhe kalimin e tyre tek …

Rama ‘vodhi’ idenë e Erdogan/ Ku do i gjejë KM shqiptar 1 miliardë dollarë për 2 satelitët?!

“Qeshni, qeshni ju, po do e shikoni”, me këto fjalë iu drejtua kryeministri Edi Rama …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *