Dy emrat e rinj për President: Një poet disident dhe një mjek-gjeneral!

Duket qartë se opozita nuk do të dërgojë një kandidat të sajin në raundin e tretë të zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. Kështu që të dielën do të mblidhet kryesia e PS-së për të diskutuar emrat e mundshëm që do të shkojnë në Kuvend.

Sipas gjasave, mazhoranca do të shkojë me dy propozime, por me logjikë që të votohet njëri prej kandidatëve që ka edhe mbështetjen politike.

Edi Rama e ka bërë të qartë që në fillim kryesisë së PS-së, se nëse mazhorancës i mbetet monopoli i zgjedhjes së Presidentit, nuk do ta nxjerrë nga gjiri politik i saj. Deri tani janë diskutuar disa emra të mundshëm që nga Majlinda Bregu e Visar Zhiti, që janë parë si kandidatë të opozitës.

E meqë kjo nuk po e bën, mazhoranca pritet të shqyrtojë dy emra që po përfliten ditët e fundit.

Ata mësohet se janë poeti dhe disidenti i njohur, Daut Gumeni, si dhe gjeneralmajori Bajram Begaj, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare.

Të dy kandidatët nuk janë të atashuar politikisht dhe njihen që nuk kanë pasur përplasje apo konflikte politike.

Daut Gumeni
Gumeni, i cili u zgjodh në fillim në Autoritetin e Dosjeve, dha dorëheqjen pasi nuk e konsideronte etike sjelljen e zyrtarëve të këtij institucioni. Edhe pse në fillim ka qenë pjesë e lëvizjes demokratike, Daut Gumeni u bë kritik i Sali Berishës, por që nuk është kyçur në debatin e ditës edhe pse herë pas here ka pasur analiza dhe diskutime në mediat shqiptare. Megjithatë prej kohësh, nuk ka preferuar të jetë aktiv në politikën e ditës.

Bajram Begaj

Gjeneral Major Bajram Begaj është një ushtarak i rangut të lartë që prej 2 vitesh i dekretuar në krye të ushtrisë shqiptare. Me dy diploma në xhep atë të mjekut dhe të ushtarakut të lartë drejtues, Gjeneral Begaj ka qenë edhe drejtor i Spitalit Ushtarak vite më parë, kur ai ishte pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes.

Mësohet se Gjeneral Begaj ka edhe simpatinë e partnerëve amerikanë, sidomos në procesin e stërvitjes së NATO-s “Defender Europe 2021” si dhe në kalimin e bazës ushtarake ajrore të Kuçovës në një bazë taktike të NATO-s.

Check Also

Ilir Meta pagoi 700 mijë dollarë në një kompani offshore, për të lobuar për LSI-në

Pak ditë më parë gazeta austriake “Kronen Zeitung” publikoi një lajm për lobimin e Ilir …

Mazhoranca drejt zgjedhjes së Presidentit që dëshiron

Kuvendi e quajti të hënën të ezauruar edhe raundin e tretë të votimit për president, …

Putin dhe Vuçiç pakt për gazin, Kurti i çon “selam” BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes Vuçiçit dhe Putinit …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *