Drejtori i kompanisë së naftës ofendon gazetaren e përsërit para banorëve: I thashë asaj unë, s’ju thashë juve

Banorët e fshatit Visokë në Fier, dolën sot në protestë për shkak të dëmtimit që i është bërë rrugës nga mjetet e tonazhit të rëndë që shkojnë për të kërkuar naftë.

Drejtuesi i kompanisë “Terra Oil swiss”, e cila është e vetmja që operon në zonën e Visokës, Edmond Bejtaj, i cili ka dalë për të pritur banorët në hyrje të kompanisë ka shpërthyer në fyerje ndaj gazetares së Fax News Fatmira Bajramaj, të cilës i ka thënë shprehimisht ”mos më çaj trapin”.

Teksa gazetarja po e pyeste në lidhje me pretendimet e banorëve, ai i ka kërkuar asaj që të mos ndërhynte, ndërkohë që fjala e përdorur prej tij ka nxitur revoltën e të gjithë të pranishmëve. Në mënyrë demostrative, Bejtaj është shprehur se ai është i pari i kompanisë, dhe se pretendimet e banorëve nuk qëndrojnë.

Me tone të larta dhe konfliktuale, Bejtaj është përplasur me banorët, ndërsa pranon se dëmtimet e rrugës janë pikërisht për shkak të makinave të rënda të kësaj kompanie.

Përplasja e plotë:

Bejtaj: Fjalën shkatërrim nuk dua ta dëgjoj

Banorët: Shkatërrim, shkatërrim është

Bejtaj: Rrugët kanë një dëmtim, që sigurisht vjen dhe nga makinat, ne herë pas here riparojmë, siç edhe kemi premtuar

Banorët: Mos gënje, mos gënje, dje u tregove burrë, e kemi rregulluar privatisht ne rrugën

Bejtaj: Do të thosha një fjalë por nuk e meriton ta them, e kaq, rrugët do riparohen

Bajramaj: Çfarë do tiu thuash banorëve sot

Bejtaj: Me banorët po flas tashi, mos na çaj trapin shumë, rri këtu, lëre që të flasin ata

Banorët: O i paedukatë

Bejtaj: Rrini urtë, rri tashti

Banorët: Ke motra ti

Bejtaj: Lëre tashti

Banorët: E kam bërë rrugën me lekët e mia, çfarë ke bërë ti, nuk vete dot as te toka

Bejtaj: Ai aty po provokon

Banorët: Ti thua mos na çaj trapin, gjithë këta burra këtu

Bejtaj: Unë nuk iu thashë juve, i thashë asaj. Herë tjetër keni ardhur dhe ju të medias për një episod që acaroi fshatin. Hë pusho tani, unë jam i madhi këtu.

Banorët: Ti tregon trapin këtu, dhe ne jemi të paedukatë

 

Check Also

Los Anxhelos rikthen maskat, Biden: Vala e re e pandemisë, tek të pavaksinuarit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i pyetur nëse amerikanët do të …

Reforma në drejtësi, Xhafaj: 24 orë para miratimit, diskutohej të binte qeveria. Sot ka të penduar nga ata që e kaluan

22 korriku i këtij viti shënjon 5 vjetorin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, themelin ligjor …

Dionis Biba, personazh i njohur i rrjeteve sociale, u kap brenda shtëpisë së barit, dënohet me 15 muaj në Angli

Dionis Biba është një personazh i njohur i rrjeteve sociale pasi përmes videove në Instagram …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *