Disa njerëz në Shqipëri janë të paprekshëm nga Covid-19

Djali i saj pesë vjeçar, dy prindërit e bashkëshortit dhe ai u infektuan të gjithë me Covid-19 në fund të janarit, por Floreta ishte e vetmja në familje që nuk shfaqi simptoma. Fillimisht ajo mendoi se ishte asimptomatike, por testi seriologjik tregoi se 30-vjecarja nga Tirana në fakt nuk kishte fituar antitrupa, sepse nuk ishte infektuar kurrë.

“Djali dhe burri u sëmurën në të njëjtën kohë me temperaturë dhe kollë. Nuk e ruajta shumë veten se u kujdesa për të dy gjatë gjithë kohës që ishim në izolim”, i thotë ajo gazetës Si. “Isha e sigurt se edhe unë do e kisha kaluar”, shprehet Floreta.

Kjo nuk ishte hera e parë që ekonomistja ekspozohej ndaj virusit, pasi në nëntor, Covid-19 shpërtheu në zyrën ku ajo punon, duke infektuar 3 kolegët e saj, por Floreta nuk u infektua. Në verë, ajo qëlloi në një darkë familjare, me të një afërm të infektuar, me të cilin qëndroi ulur pranë për më shumë se një orë, por as ajo dhe as vëllai i saj nuk u prekën nga virusi.

“Shumë njerëz që kam pasur kontakt janë infektuar por jo unë. Kam patur gjithmonë imunitet të mirë, edhe pse nuk merrem me sport. Sëmurem shumë rrallë, madje dhe gripi më zë njëhere në katër-pesë vite. Por kur virusi më erdhi në shtëpi, mendova se do ta kaloja. Tani Covidi sikur është bërë një gjë që nga njëra anë duam thjesht ta kalojmë dhe të fitojmë imunitet”, i thotë ajo Gazetës “Si”.

Floreta

Ishte në ankth të paprovuar më parë sa herë që dëgjonte që njerëz që i ka takuar dhe mësonte se ishin  infektuar me Covid. Që kur nisi pandemia ka hyrë disa herë në izolim nga frika se isha infektuar. Edhe vëllai i saj, Enea, i cili është menaxher në një restorant të njohur në Tiranë ka rënë në kontakt me disa të infektuar, kolegë dhe klientë,  por deri më tani i ka shpëtuar po ashtu virusit.

Disa njerëz, si Enea apo Floreta, janë jashtëzakonisht rezistentë ndaj koronavirusit. Edhe pse në Shqipëri nuk ka ende shifra dhe studime të mirëfillta, ekspertët perëndimorë po bëjnë të pamundurën të kuptojnë se cilat janë faktorët që i bëjnë disa njerëz kaq të mbrojtur nga Covid-19. Ajo që dihet deri tani është se arsyeja e këtij super imuniteti janë gjenet.

Një rast tipit të rezistencës ndaj Covid-19, është ai ia nënës 84 vjeçare të Bektash Kapelli, Liries. Bektashi u infektua me Covid-19 në maj të vitit të kaluar dhe shfaqi simptoma të rënda, përfshirë edhe rënien e nivelit të oksigjenit dhe probleme të mëdha me frymëmarrjen. Pas tij u sëmurën edhe bashkëshortja me dy fëmijët por nëna e tij e moshuar nuk u prek dhe iu desh të kujdesej madje për pjesën tjetër të familjes.

“Shyqyr që kishim mamanë që na bënte për të ngrënë”, i thotë Bektashi Gazetës “Si”. “Unë e kamkaluar rëndë, shumë rëndë. Nuk kam vënë gjumë në sy për dy ditë se me merrej fryma. Gruaja dhe fëmijët e kaluan lehtë, por unë jam trembur shumë”, shprehet ai. Por 84 vjeçarja, të cilën Bektashi ishte mundur ta mbronte fillimisht duke thënë të izolohej në një dhomë më vete, nuk shfaqi asnjë simptomë dhe u kthye në heroinën e familjes.

Rastet të tilla, të cilat kanë filluar të shfaqen në mbarë botën, kanë një renditje gjenetike që i bën të jenë rezistent jo vetëm ndaj Covid-19, por edhe shumë viruseve të tjera, ashtu siç ka persona që janë gjenetikisht të predispozuar të preken rëndë nga koronavirusi. Ajo që shkencëtarët po mundohen të kuptojnë është se cili është ky gjen që ofron rezistencë.

Bektash Kapelli

Deri tani janë zbuluar disa të dhëna të rëndësishme dhe studiuesit kanë zbuluar se njerëzit me grupin e gjakut zero negativ e kalojnë shumë më lehtë Covid-19.

Një rast i tillë është ai i Altin Viskurtit, i cili ka këtë grup gjaku. Ai vuan nga diabet i tipit dy dhe merr insulinë katër herë në ditë. Kur familjarët e tij u infektuan me Covid-19 në fillim të shkurtit, ai u mundua të mos alarmohej, por e dinte se ky virus mund të rezultonte fatal për të. Por për çudinë e tij 49-vjecari e kaloi Covid-19 edhe më lehtë se gruaja dhe dy fëmijët e tij.

“E kalova si një grip të thjeshtë, pa temperaturë, vetëm me pak dhimbje koke”, i thotë ai gazetës. “Duke qene se ndihesha me mirë se gruaja dhe fëmijët u mundova të kujdesesha edhe për ta”.

Por pse një pjesë të njerëzve nuk infektohen?

Mjeku shqiptar Laidon Shapo, në Shërbimin Kombëtar të Shëndetit në Britaninë e Madhe, thotë për Gazetën “Si” se për këtë ka shumë arsye:

Laidon Shapo

“Për t’u infektuar duhet të plotësohen disa kushte dhe ka të bëjë shumë me masat e sigurisë që personi ndjek kur bashkëvepron me dikë tjetër: A mbajnë personat maskë fytyre gjatë ndërveprimit? A mbajnë të paktën 2m  hapësirë ​​mes njëri-tjetrit? A i dezinfektojnë hapësirat e ​​përbashkëta ose objektet që prekin? A lajnë duart më pas?”, thotë Shapo.

Sa më shumë që ndiqen këto udhëzime, aq më pak rrezik për ekspozim.  Dhe nëse nuk janë ndjekur ndonjë nga këto udhëzime (ose janë ndjekur vetëm disa), rreziku i të infektuarit është më i lartë.

Por asgjë nuk ka garanci. Shumë gjëra ndikojnë nëse një person i ekspozuar ndaj COVID-19 do të sëmuret ose jo, duke përfshirë masat e sigurisë, sistemin imunitar (përgjigjen e tij) dhe vendin ku ka qenë personi në afatin e infeksionit.

Ka dhe një element kohor në procesin infektiv. CDC-ja amerikane përcakton kontaktin e ngushtë si të jesh brenda gjashtë metrave të dikujt për një total prej 15 minutash ose më shumë.  Kjo do të thotë që bashkëveprimi me dikë për pesë minuta këtu dhe pesë minuta atje mund të shtojnë deri në një total të kombinuar prej 15 minutash, gjë që mund të rrisë rrezikun e infektimit. Gjithashtu nuk është një rregull i prere kur nëse do të ishte më pak se 15 minuta dikush do konsiderohej menjëherë i sigurt”, shprehet ai.

Eksperti i shëndetit në “New York School”, Jason Bobe ka kaluar pjesën më të madhe të dekadës së kaluar duke studiuar njerëz me tipare të pazakonta të rezistencës ndaj viruseve. Kur u shfaq vala e parë e Covid-19 instinkti i tij fillestar ishte të pyeste veten nëse kishte njerëz që virusi nuk ishte në gjendje t’i infektonte.

Ideja e Bobe ishte të provonte dhe të gjente familje ku shumë anëtarë ishin sëmurur rëndë me Covid-19, por një individ ishte asimptomatik. “Të kesh një familje të tërë së bashku e bën më të lehtë për të kuptuar faktorët gjenetikë në lojë dhe për të identifikuar faktorët gjenetikë prapa rezistencës”, thotë ai.

Që nga qershori i vitit 2020, Bobe ka punuar me koordinatorët e grupeve në Facebook për pacientët me Covid-19 dhe gjithashtu ka krijuar një platformë në internet, ku kushdo që ka pasur një rast asimptomatik të Covid-19 mund të përfshiej në një studim për rezistencën ndaj Covid-19.

Gjatë muajve të ardhshëm, Bobe shpreson të rendisë gjenomet e njerëzve që shfaqin shenja të forta të rezistencës ndaj Covid-19, për të parë nëse ka ndonjë mutacion të zakonshëm që duket se i ndihmon ata të shmangin virusin. Nëse është kështu, kjo mund të cojë në prodhimin e antiviralë vetë cilët mund të mbrojnë popullata të tëra nga shpërthimi i Covid-19.

Mayana Zatz, drejtoreshë e Qendrës së Kërkimit të Gjenomit Njerëzor në Universitetin e São Paulo ka identifikuar 100 çifte, ku njëri është infektuar nga Covid-19 por partneri tjetër jo. Ekipi i saj tani po i studion me shpresën se mund të identifikojë gjenin që i bën kaq rezistentë ndaj koronavirusit. “Ideja është të provojmë dhe të zbulojmë pse disa njerëz që janë shumë të ekspozuar ndaj virusit nuk infektohen me Covid-19  dhe janë kaq të mbrojtur edhe pse nuk kanë antitrupa”, thotë ajo.

Rasti më i famshëm i në botë i rezistencës ndaj viruseve është ai i Stephen Crohn, i cili në moshën 25 vjeçare pa miqtë  të vdisnin njëra pas tjetrit nga një sëmundje e cila nuk kishte emër. Kur partneri i tij, një gjimnast i quajtur Jerry Green, u sëmur në vitin 1978 me atë që ne tani e njohim si AIDS, Crohn supozoi se tanimë radhën e kishte ai. Por edhe pse partneri i tij ndërroi jetë pas disa vitesh. Crohn nuk pati asnjë problem shëndetësor.

Në vitin 1996, një imunolog i quajtur Bill Paxton, i cili kishte qenë në kërkim të njerëzve që ishin me sa duket rezistent ndaj infeksionit, zbuloi arsyen pse. Kur Paxton u përpoq të infektojë qelizat e bardha të gjakut të Crohn me virusin HIV, kuptoi se kjo ishte e pamundur.

Duket se Crohn kishte një mutacion gjenetik, i cili ndodh në afërsisht 1% të popullsisë, i cili parandalon lidhjen e HIV me sipërfaqen e qelizave të bardha të gjakut. Gjatë dekadës në vijim, shkencëtarët zhvilluan një ilaç anti-retroviral të quajtur maraviroc, i cili do të transformonte trajtimin e HIV dhe ka rezultuar vendimtar në kontrollin e virusin tek njerëzit e infektuar.

Ndërsa Crohn vdiq në 2013 në moshën 66 vjeç, historia e tij la një trashëgimi përtej HIV. Gjatë dy dekadave të fundit, ajo ka frymëzuar një fushë të re të shkencës mjekësore, ku shkencëtarët kërkojnë të identifikojnë cili është gjeni që i bën njerëzit si Crohn kaq rezistent ndaj viruseve.

Në fillim të pandemisë, një vit më parë, ajo që dëgjoje shpeshherë në mesin e miqve që mundoheshin t’i jepnin zemër njëri-tjetrit ishte të mos shqetësoheshin se “shqiptarët nuk i gjen gjë sepse janë racë e fortë”.

Por shifrat në rritje të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19,  kanë treguar se kjo nuk është edhe aq vërtetë, madje nëse rastet ditore vazhdojnë me këtë ritëm, vendi ynë mund ta  gjejë veten në një valë të tretë të pandemisë.

Por pavarësisht rritjes së numrit të të prekurve në vend, kjo shprehje duket të jetë e vërtetë për disa shqiptarë…

Check Also

Vodafone gjobitet me 1 milionë e 500 mijë lekë

Gjobitet kompania “Vodafone”, për shkak se bllokon portabilitetin e numrit velular, gjë që do të …

Indeksi i 2021-shit, Shqipëria humb 15 vende në tërheqjen për investime, çalojmë në shërbime financiare

Indeksi Global i Mundësive 2021 e rendit Shqipërinë të 78-n në botë për tërheqje investimesh …

“BE-ja do sjellë në Shqpëri 145 mijë doza vaksina anti-covid në periudhën maj-gusht” – Von der Leyen e shkruan shqip mesazhin

Nga maji deri në fund të gushtit në Shqipëri do vijnë 145 mijë doza vaksine …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *