Dionis Biba, personazh i njohur i rrjeteve sociale, u kap brenda shtëpisë së barit, dënohet me 15 muaj në Angli

Dionis Biba është një personazh i njohur i rrjeteve sociale pasi përmes videove në Instagram dhe Youtube ai tallej me personazhe publike.

Biba 20 vjeç, pas disa vitesh qëndrimi në Francë, dy vite më parë shkoi në Angli.

Në fotot e publikuara në Instagram ai shfaqej me makina të shtrenjta apo duke darkuar në lokale luksoze si ai Shard në një prej kullave ikonike të Londrës. Në pamundësi financiare për të jetuar një jetë luksi dhe pa fitime prej muzikës së tij iu fut rrugës së pasurimit duke ngritur një shtëpi bari në zonën Coventry.

Duke iu referuar mediave angleze Top Channel raporton se, në adresat 4, 6, dhe 8 Wren Street in Hillfields policia gjeti 4 shtëpi bari ku në njërën prej tyre do të arrestohej edhe lezhjani Dionis Biba.

Në shtëpinë e barit ku u kap Biba u gjetën 210 rrënjë kanabis me një vlerë prej 300.000 stërlinash ishin montuar edhe kamera sigurie.

Bashkë me reperin shqiptarë u arrestua edhe shqiptari tjetër Ervin Delija, 24 vjec. Të dy shqiptarët u dënuam me nga 15 muaj burg secili dhe do të dëbohen në përfundim të dënimit.

Disa muaj më parë Biba ishte protagonist i një investigimi të Daily Mail pasi u zbulua se ai kishte publikuar disa video udhëzuese se si mund të hysh ilegalisht nga Spanja një Angli.

Check Also

Çdo javë tampon nga mësuesit dhe studentët që refuzojnë vaksinën

Rriten infektimet nga përhpaja e variantit Delta, por kufizimet për qytetarët nuk ndryshojnë. Komiteti i …

Dënimi me 2 vite burg i Llallës, reagon Kim: Askush nuk është mbi ligjin, drejtësia kundër zyrtarëve të korruptuar

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme …

Vala e rritjes së çmimeve në vend, nga po vjen dhe sa do të vazhdojë

Vala e rritjes së çmimeve erdhi si cunam në tregjet globale këtë vit, por në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *