Dhjetëra emigrantë ankohen se nuk paguajnë dot hotelet, kërkojnë karantinë në shtëpi

Dhjetëra emigrantë të vendosur në karantinë të detyruar kërkuan të premten ndihmën e qeverisë për të mbuluar shpenzimet për hoteleri dhe ushqime, ose t’i lejojë ata që ta vazhdojnë karantinën në shtëpi.

Disa nga 22 emigrantë të vendosur nën karantinë në një hotel të Gjirokstrës, u ankuan në media se nuk kanë para për ta mbuluar të plotë periudhën 14 ditore të karantinës.

“Jam vetë i katërti familjar, kam dy fëmijë tek shtëpia dhe gruan dhe marr 4 mijë lekë asistencë.

Ku t’i marr ato lekë, t’i paguaj hotelit, të ha të pi?!”

“Hotelin e kemi bërë kontratë 20 mijë lekë [dita], [totali] i bie afërsisht 300 mijë lekë, ku kemi lekë ne, për hall shkojmë [emigrantë] në Greqi.

Pse mos të rrimë në shtëpinë tonë?! Këtu ka nga Shkodra, nga Laçi. Të na çojnë në shtëpi!”

Rreth 100 emigrantë hynë javën e shkuar në Shqipëri përmes kufirit me Greqinë.

Fillimisht ata u lanë 5 ditë në kufi dhe qeveria lejoi kthimin me kushtin që të viheshin në karantinë për 14 ditë në hotele.

Check Also

COVID, Italia, Macron, marrëdhënia me pushtetin, Rama rrëfehet për Forbes

Kryeministri Edi Rama deklaron se Shqipëria është një nga vendet më pak të prekura nga …

12 të vdekur, 832 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 12 pacientë të prekur nga Covid-19, 5 …

Akuzat e rënda për shantazh dhe korrupsion ndaj kreut të AKSHE. Një histori që ka përfshirë 4 ministra e ish-ministra

Kur dëgjon për herë të parë që në një kodër të thellë të Vorës, dikur …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *