Deputeti Adriatik Alimadhi dhe e shoqja të infektuar

Deputeti i opozitës së re, kryetari i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi është konfirmuar pozitiv me koronavirus. Lajmi e dha vetë ai dhe e ka postuar njoftimin në rrjetin social Facebook me një foto nga shtrati. Mësohet se gjithashtu se e infektuar është edhe bashkëshortja e deputetit Alimadhi. Me anë një të postimi në rrjetet sociale, Alimadhi shprehet se e ka marrë përgjigjen si pozitiv më datë 24 dhe që prej asaj ditë është vetëkarantinuar në shtëpi. Në këtë status ai shprehet se nuk ka pasur asnjë interes nga shteti dhe pse ka kryer analizat. “Pra që ta kuptosh për mua nuk ka fare interesim dhe po te them mos bëj propagandë: Do vinë kaq ambulanca; Do bëhen gati kaq shtretër dhe do behën spitale. Kur do bëhen? Kur të vdesin njerzëit?! Shqiptarët?!Thuaj shyqyr Zotit që shqiptarët po të rrinë në shtëpi, ashtu siç po veprohet dhe janë marrë masa në vendet e prekura para nesh”, shkruan Alimadhi në statusin e tij.

Ky është rasti i parë që deputet preket nga koronavirusi në Shqipëri, ndërsa ditë më parë një deputete e PS-së, Antoneta Dhima pati lajmëruar, se djali i saj ishte prekur me nga Covid-19, duke u dërguar për mjekim nga Fieri në Tiranë. Ndërsa deputetja socialiste e qarkut të Fierit është vetizoluar me familjen e saj.

Postimi i plotë i Alimadhit

I nderuar z. Kryeminister!

Nuk kisha ndermend ta beja publike gjendjen time shendetesore pasi analizat nga ISHP me nxorren pozitiv. Duke ju parë ju dhe ministren e Shëndetesisë në të cilën shëtisnit shumë serbes, sepse e keni vënë përpara këtë popull duke i thënë vetëm futuni brenda… Mirë keni bërë dhe për këtë jemi shumë dakord! Bashkëshortja të cilën e ka kapur edhe atë virusi po më thoshte si nuk kanë turp keta, si gënjejnë këta, si mashtrojnë këta?! E kjo kuptohet sepse ime shoqe dinte dhe po ndjek gjithë ecurinë time. Po ju përshkruaj çfarë kam bërë unë si proces: Në datë 24 të këtij muaji në oret e vona të natës u paraqita në Urgjencë. Më bënë vizitën, analizat, si dhe një grafi për mushkritë. Doktoresha më tha që duhet të shkoni për vizitë në Sanatorium dhe ashtu bëra.

Më shoqëruan më ambulance. Po çfarë ambulanca flisni ju more? Kur hipa në të si në frigorifer, me xhama të hapura që nuk mbylleshin. Ç’të thëm! Një mjet që nuk i plotesonte kurrë parametrat për të semure.

Dakord, shkova ne sanatorium, doktoret atje ishin shume korrekt dhe pasi me moren te gjitha analizat me thane ejani nëser në mëngjes për të bërë një skaner. Ashtu bëra, ata më bënë edhe tamponin. Shkova në orën 8 të mengjesit bëra skanerin, i cili më nxori me problem në mushkëri. Pasi e kishte parë doktoresha më thotë se dyshojnë për COVID -19. Gjithesesi, më tha ajo, këte do ta japim kur të marrim pergjigjen e analizave nga ISHP, pas orës 16:00, të datës 24 mars. Ashtu bëra, pas ora 18:00,  po e asaj dite më merre në telefon doktoresha dhe më thotë përgjigja e ISHP është: Keni dalë pozitiv.

Po atë ditë njoftova kryetarin e Kuvendit me një SMS mbi gjendjen time shëndetësore. Për hir të së vërtetes më mori menjëherë në telefon dhe më pyeti për gjendjen shëndetesore. I kerkova ndërhyrjen e tij pranë autoriteteve përkatëse. Po ashtu ai më mori përsëri sot në telefon duke më pyetur përsëri për gjendjen shëndetësore, më pyeti ka pasur interesim apo jo? I thash jo dhe asgjë deri tani. Si ore jo tha…fare, fare? Po i tash asnjë interesim. Mirë më tha se po interesohem une dhe për këtë e falenderoj.

Po mirë z. Kryeminister, analizat kanë dalë që në datën 24 sot data 27, si nuk tregohet aspak interesim? Po mirë kjo, njerëzit e mi të dashur që kam qenë në kontakt i bien 127 dhe interesohen për mua, përgjigja e tyre e dini cila është; keni temperaturë pini paracetomol e tjera… Po mirë ata, po unë që kam dalë pozitiv, ku është interesimi?

Çfarë duhet të bëj unë tani? Kartela ime është në Urgjencën e spitalit Sanatorium. Analizat i ka bërë ISHP, ku çohen më pas? Sigurisht që procesin duhet ta ndjek unë, por kur bëra analizat ata më kërkuan numrin e telefonit dhe do më njoftonin prej tij. Pra që ta kuptosh për mua nuk ka fare interesim dhe po te them mos bëj prapagande:Do vinë kaq ambulanca; Do bëhen gati kaq shtretër dhe do behën spitale. Kur do bëhen? Kur të vdesin njerzëit?! Shqiptarët?!Thuaj shyqyr Zotit që shqiptarët po të rrinë në shtëpi, ashtu siç po veprohet dhe janë marrë masa në vendet e prekura para nesh.

Mirëpo, leri pallavrat, gjithçka që ju serviret shqiptarevë nga ju eshte false. Ata po lengojnë në shtepite ë tyre, ashtu si edhe unë me bashkshorten time. Po luftojne me jetën. E dimë gjendjen e shtetit, por mos i mashtro shqiptarët thuaju vetëm të drejtën dhe vertetën.

Ne po përballemi vetëm ne këtë mënyrë gati prej një jave, unë sëbashku me bashkëshorten po e bëjë me radhë, e pi unë nje paracetamol i pari, dhe i bëj sherbimin asaj. Me pas e pi ajo paracetamolin dhe më bën ajo mua shërbim. Këtë e bejme në 4-5 orë, pa po të ishte per interesim nga ju do kishim vdekur, prandaj mos na gënjeni dhe mos na mashtroni. Dua gjithashtu t’u them shqiptareve se nuk ka vend për panik falë sjelljes tuaj të duhur ne momentin e duhur.

Veçmas kësaj, statistikat në Shqipëri kanë treguar që nuk ka pasur shumë raste dhe ato të cilat kanë qenë janë mundur të kontrollohen nga shtepitë e tyre, apo edhe ndaj ndihmës të pakushtëzuar të mjekëve në menyra të ndryshme me njohjet e tyre që kanë.

Nuk e bëjë këtë shkrim për vete, por po të them sinqerisht: kthej sytë dhe gjithë vëmendjen e duhur nga shqiptarët, kontrolloni shërbimet mos i merrni të mirëqena ato që ju thonë. Informoj njerëzit e mi të dashur që ndihem me i lehtësuar nga gjendja fillestare, jam mirë me shëndetin.

Check Also

Si e vrasim të vërtetën!

Nga Irena Beqiraj Jam rritur duke menduar se e vërteta me shumë gjasa del nga …

Sot bëhet një vit nga tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë ndër dekada

Ishte ora 03:56 mëngjesin e 26 nëntorit të kaluar, kur një lëkundje e fuqishme me …

Malltezi: Rama, Ahmetaj, Blushi, Koka e Zoto janë kapur duke vjedhur 430 milionë euro, s’e mbulojnë dot me mediat e blera

Anëtari i kryesisë së PD-së, Malltezi, ka denoncuar ato që i quan pseudomedia lidhur me …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *