Dënimi me 2 vite burg i Llallës, reagon Kim: Askush nuk është mbi ligjin, drejtësia kundër zyrtarëve të korruptuar

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 2 vite burg, për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Në një reagim në Twitter, kryediplomatja amerikane shprehet se askush nuk është mbi ligjin. Ajo nxit prokurorët që të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve, pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm janë ata.

“Është mirë të shihet drejtësia e vënë kundër zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve, pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm janë, të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan Kim.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 2 vite burg, për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Gjykata vendosi edhe konfiskim të pasurive, gati 22 mijë metra katrorë truall dhe një apartament në Durrës.

Prej shkurtit të vitit 2018, Llalla është pjesë e listës së zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ka ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjarëve, sipas seksionit 7031 të DASH.

Check Also

Berisha bën sot 77 vjeç: Jam i motivuar për misionin e ri

Sali Berisha feston ditëlindjen e 77-të. Por si e gjen liderin historik kjo ditëlindje? Në …

Falsifikuan dokumentet, 3 të arrestuar, mes tyre drejtori i Zyrës së Tokës në Qarkun Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy funksionarë publik të akuzuar për falsifikim të …

Urdhri i parë i Gledis Nanos për drejtuesit e qarqeve: Paguani policët për punën jashtë orarit, lekët të merren nga paratë e konfiskuara nga krimi

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka marrë vendimin e parë që …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *