Çili flet pas daljes nga qelia: Çmenduri, do thelloj studimet në drejtësi

Botuesi Henri Çili është shprehur se pas ditëve që kaloi në burg duhet të thellojë studimet e tij në fushën e të drejtës penale, pasi e gjithë kjo i është dukur një çmenduri.

Në një prononcim Çili u shpreh se fakti që akuzohej për ndikim tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Alikon, dy vëllezërit që akuzohen për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha, i duket absurditet.

“Një absurd i paimagjinueshëm, deri në kufijtë e çmendurisë. Gjithsesi ishte një provë e vështirë që më bindi se duhet të thelloj studimet e mia në fushën e së drejtës penale”, tha Çili në Përmet, pas lirimit nga burg.

Ndërsa avokati i botuesit dhe pronarit të Universitetit Europian të Tiranës, Andi Duraj, u shpreh se Gjykata e Përmetit veproi me shumë profesionalizëm duke i dhënë fund një abuzimi dhe dyshimeve që nuk qëndrojnë.

Në një prononcim për “AbcNews”, Duraj tha se sipas tij është fituar beteja por jo e gjithë lufta.

Check Also

Ilir Meta pagoi 700 mijë dollarë në një kompani offshore, për të lobuar për LSI-në

Pak ditë më parë gazeta austriake “Kronen Zeitung” publikoi një lajm për lobimin e Ilir …

Mazhoranca drejt zgjedhjes së Presidentit që dëshiron

Kuvendi e quajti të hënën të ezauruar edhe raundin e tretë të votimit për president, …

Dy emrat e rinj për President: Një poet disident dhe një mjek-gjeneral!

Duket qartë se opozita nuk do të dërgojë një kandidat të sajin në raundin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *