Cakaj kthehet nga Italia, a do të qëndrojë 14 ditë në karantinë?

Gent Cakaj u shfaq të premten i shkujdesur e sypatrembur ndaj virusit që ka gjunjëzuar botën.

Mëkëmbësi i Ramës në Ministrinë e Jashtme udhëtoi drejt Italisë, së bashku me 30 mjekë e infermierë që do të ndihmojnë fqinjët të përballen me Covid-19.

Mjekët e maskuar deri në dhëmbë duket se i kanë dhënë trimëri shefit të diplomacisë shqiptare, i cili, siç shfaqet dhe në këtë foto, jo vetëm nuk ruan distancën, por as nuk përdor ndonjë mjet mbrojtës.

Të njëjtën trimëri e shfaqi edhe në aeroportin e Romës, teksa prekte në zemër të pandemisë botërore.

Ndryshe e priti ministri i Jashtëm, Di Maio i cili për asnjë moment nuk e hoqi maskën mbrojtëse nga fytyra.

Cakaj qëndroi në Itali disa orë, dhe u kthye mbrëmjen e së shtunës, me të njëjtin avion të AirAlbania, bashkë me 112 shqiptarë që u riatdhesuan.

Siç duket nga pamjet, shqiptarët e kthyer, ju nënshtruan kontrollit të temperaturës në aeroport dhe janë të detyruar të vetëkarantinohen për të paktën 14 ditët e ardhshme.

Vetë Cakaj ka kaluar përmes sektorit VIP në aeroport, dhe nuk dihet nëse edhe ai është kontrolluar – raporton Abc.

Gjithsesi ligji është i njëjtë për të gjithë: 14 ditët e ardhshme Gent Cakaj duhet të vetëizolohet në shtëpi, në bindje të aktit normativ të qeverisë, i cili thotë:

“Dënohet me gjobë në masën 700 000 (shtatëqind mijë) lekë:

b) Shtetasi, i cili hyn nga zonat e prekura në territorin e Republikës së Shqipërisë, që nuk vetëkarantinohet për një periudhë 14-ditore në ambientet e banesës së tij, si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID–19”.

Tashmë ministri i cili kurrë nuk u dekretua si i tillë, duhet të punojë nga shtëpia, ndërsa zyra e tij nuk shpjegoi pse ishte e domosdoshme që Cakaj të udhëtonte drejt Italisë, një kryeqendrën botërore të infeksionit COVID 19.

Në të kundërt, ai duhet të gjobitet, si çdo qytetar tjetër, me 5 mijë euro gjobë.

Check Also

Maqedonia e Veriut dëbon diplomatin rus, Moska zotohet për ‘hakmarrje’

Maqedonia e Veriut ka dëbuar një diplomat të ambasadës ruse në Shkup. Moska nga ana …

Zgjedhjet për kreun e PD-së, kreu i Komisionit Zgjedhor Gjana: Jemi të interesuar për proces të drejtë

Kreu i Komisionit Zgjedhor për kreun e PD-së, zgjedhje që do mbahen më 13 qershor, …

Kaso akuza KAS-it për mospranimin e kërkesës së PD-së për prova shtesë: Po fsheh masakrën zgjedhore të 25 prillit

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, ka akuzuar Komisionin e Ankimimeve e Sanksioneve se po …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *