Bugajski: Pse Shqipëria do ta ketë më rrëpirë nga të gjithë rrugën e BE

Nga Janusz Bugajski

Nga të gjitha vendet e Ballkanit, Shqipëria mund të ketë rrugën më të rrëpirë drejt anëtarësimit në BE. Përveç kriteret themelore për statusin e kandidatit, ndër vite janë imponuar shumë kushte shtesë dhe bisedimet e pranimit janë bllokuar në mënyrë të njëanshme nga Franca. Pyetja është nëse propozimet e reja të zgjerimit të BE do ta shtyjnë më tej pranimin e Shqipërisë.

Në përgjigje të reagimeve të shumta negative ndaj vetos së Presidentit francez Emmanuel Macron për negociatat e anëtarësimit, Komisioni Europian ka shpallur një plan të ri të zgjerimit. Ai deklaron se disa nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor mund të bëhen anëtarë deri në vitin 2025. Strategjia e re e Komisionit u hartua pa konsultime rajonale dhe do t’i nënshtrohet rishikimit përpara se të miratohet. Megjithëse supozohet se do të japë “karrota” më të mëdha për secilin (shtet) aspirant të BE-së, provat shfaqin se “shkopinjtë” mund të jenë më të shumtë se “karrotat”.

Shpërblimet e premtuara sigurisht që janë në avantazh të shteteve aspirante. Gjatë viteve të ardhshme, BE do të ofrojë 500 milion € në pagesa për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa ata përmbushin elementet e planit të ri të zgjerimit. Sidoqoftë, BE synon të vërë në përdorim të paktën tre “shkopinj” më të mëdhenj për të qetësuar Macron dhe kundërshtarët e zgjerimit.

Së pari, Komisioni Evropian planifikon të vendosë rregulla më të rrepta për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të përqendruara më shumë në “themeloret”, siç janë sundimi i ligjit, institucionet demokratike dhe lufta kundër korrupsionit. Nisma të tilla janë thelbësore, pasi mundësia e BE-së për të nxitur reformën e brendshme ulet ndjeshëm kur një vend të jetë anëtar. Sidoqoftë, pyetja është nëse shtetet kandidate do të vihen përballë me standarde shumë më të larta se sa aspirantët e mëparshëm.

Së dyti, të gjithë anëtarët e BE do të kenë shanse të shtuar për të vënë veton në procesin e pranimit, pasi secila qeveri do të mund të pezullojë përparimin e një kandidati në çfarëdo pikë. Madje ka zëra se kapitujt e BE-së të cilat në rastin e Serbisë dhe Malit të Zi tashmë janë mbyllur mund të rihapen dhe përparimi drejt anëtarësimit të kthehet mbrapsht, nëse do të ndërmerret rishikimi i reformave të kërkuara.

Dhe së treti, plani i Komisionit përfshin një fokus të përtërirë në marrëdhëniet rajonale dhe ndër-shtetërore. Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Evropian, ka deklaruar se BE nuk do të pranojë më kurrë një shtet me mosmarrëveshje kufitare. Për një vend kandidat siç është Serbia, kjo do të nënvizojë urgjencën e zgjidhjes së marrëdhënieve bilaterale me Kosovën duke njohur shtetësinë e saj.

Propozimi është i ngjashëm me ato të një dokumenti të lëshuar nga Parisi në nëntor, i cili i përmbledh të gjithë kapitujt e pranimit në BE në gjashtë klauzola: themeloret; tregu i brendshëm; konkurrenca dhe rritja gjithëpërfshirëse; axhenda e gjelbër dhe lidhjet e qëndrueshme (mes grupeve); burimet, bujqësia (agrikultura), kohezioni dhe marrëdhëniet e jashtme. Negociatat për secilin grup do të hapen si një e tërë. Sidoqoftë, kjo mund të shtojë edhe më shumë vështirësitë në shtetet ku vullneti politik ose aftësia teknike për të ndjekur disa reforma madhore njëkohësisht është e kufizuar. Në vend të një qasjeje të thjeshtuar për pranimin, BE-ja mund të jetë duke e komplikuar, ngatërruar dhe burokratizuar më tej procesin.

Komisioni i BE-së llogarit se vendet anëtare do ta miratojnë planin e tij në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian të planifikuar për 26-27 Mars dhe shpreson që bisedimet e anëtarësimit do të hapen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në një samit të veçantë në maj , në Zagreb. Megjithatë, rezistenca ndaj zgjerimit do të vazhdojë në Bashkim, bazuar pjesërisht në islamofobinë e të djathtëve dhe konservatorëve për t’i rezistuar anëtarësimit të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës ose Kosovës. Ekziston gjithashtu frika e të majtëve dhe liberalëve për të përfshirë shtete të tilla si Serbia që mund të krijojnë një aleancë me liderin hungarez Victor Orban dhe të forcojnë axhendën nacionaliste dhe ksenofobe brenda BE.

Disa kanë spekuluar se qëllimi i vërtetë i Komisionit të BE-së në lëshimin e dokumentit të ri të zgjerimit është të qetësojë Macron. Kjo do t’i mundësonte Bashkimin t’i ofronte Maqedonisë e Veriut një datë për fillimin e bisedimeve para zgjedhjeve të saj në prill dhe në këtë mënyrë të parandalojnte një ringjallje nacionaliste. Megjithëse ky do të ishte një hap i mirëpritur, nëse Shqipëria përjashtohet nga kjo datë, atëherë të gjithë rajonit do t’i dërgohej një mesazh negativ.
BE po përballet me një dilemë madhore. Nga njëra anë, bllokimi i rrugës së pranimit për shtetet e Ballkanit Perëndimor mund të hapë pikërisht ata problem që Brukseli kërkon të shmangë: dëmtimi i besueshmërisë së BE-së, zhgënjimi i qytetarëve, prishja e programeve të brendshme të reformave dhe mundësia e hapjes më të madhe kundrejt ndërhyrjeve armiqësore të huaja. Në të kundërt, nëse (negociatat) e pranimit hapen kryesisht për shkak të frikës nga radikalizmi, atëherë vetë programi i reformës mund të humbasë vlerën. Kërcënimi i afërt për paqëndrueshmëri, atëherë, kthehet në arsyen më të fuqishme për fillimin e procesit të pranimit në BE.

Check Also

Radhë edhe te Morgu i Tiranës

Kjo ka qenë situata në morgun e Tiranës këtë të diel. “Doli një polic atje dhe …

Fyerje ndaj Skënderbeut dhe Adem Jasharit. Qytetarët kërkojnë heqjen e dy shtatoreve në Prizren

Shumë shqiptarë të Kosovës kanë mbetur të pakënaqur nga dy shtatoret e përuruara një ditë …

Nisma “Thurje” shndërrohet në parti, pjesë edhe Rudina Hajdari

Drejtuesit e Nismës “Thurje” komunikuan zyrtarisht vendimin për t’u shndërruar në një forcë politike që …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *