Brukseli propozon kufizim 30-ditor për të gjitha udhëtimet jo thelbësore në BE

Brukseli ka propozuar një kufizim prej 30-ditësh për të gjitha udhëtimet jo thelbësore në Bashkimin Europian, si një përpjekje për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen deklaroi se këto masa janë një përpjekje për të lehtësuar trysninë mbi sistemin e kujdesit shëndetësor.

“U propozoj krerëve të shteteve dhe qeverive të vendosin kufizime të përkohshme për udhëtimet. Këto kufizime duhet të qëndrojnë në fuqi, të paktën fillimisht, për një periudhë prej 30 ditësh, por ato mund të zgjaten nëse është e nevojshme. Këtu në Europë, po rritet numri i të prekurve. Dhe ne e dimë se gjithçka që zvogëlon ndërveprimin shoqëror gjithashtu zvogëlon shpejtësinë e përhapjes së virusit. Sa më pak të udhëtojmë, aq më shumë mund do të përmbajmë virusin” tha Presidentja e KE-së.

Nga kjo masë, sipas Von der Leyen përjashtim bënjë familjarët rezidentë ose ata që janë pjesë e vendeve anëtare të BE, diplomatët, mjekët e punonjësit e kujdesit shëndetësor, shkruan Euronews.

Është ende e paqartë nëse kufizimet do të futen në fuqi dhe nëse po, kur do të futen. Pritet të shihet çfarë do të ndodhë të martën, pasi udhëheqësit europianë kanë planifikuar një videokoferencë për të diskutuar për shpërthimin e koronavirusit.

Check Also

Maqedonia e Veriut dëbon diplomatin rus, Moska zotohet për ‘hakmarrje’

Maqedonia e Veriut ka dëbuar një diplomat të ambasadës ruse në Shkup. Moska nga ana …

Zgjedhjet për kreun e PD-së, kreu i Komisionit Zgjedhor Gjana: Jemi të interesuar për proces të drejtë

Kreu i Komisionit Zgjedhor për kreun e PD-së, zgjedhje që do mbahen më 13 qershor, …

Kaso akuza KAS-it për mospranimin e kërkesës së PD-së për prova shtesë: Po fsheh masakrën zgjedhore të 25 prillit

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, ka akuzuar Komisionin e Ankimimeve e Sanksioneve se po …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *