Brataj: Lajme të mira nga Italia, tek të moshuarit e vaksinuar, shtrimet kanë rënë me 91%

Shefi i Urgjencës Skënder Brataj përmes rrjeteve sociale ka komentuar në mënyrë entuziaste gjetjet e një studimi italian mbi të moshuarit që kanë përfunduar ciklin e vaksinimit kundër koronavirusit.

Rajoni i Lacios prezantoi një studim shkencor mbi efektet e fushatës së vaksinimit në grupmoshën mbi 80 vjeç. Gjatë studimit  në grupin e personave mbi 80 vjeç me një cikël të plotë vaksinimi u vunë re midis shkurtit dhe mesit të prillit vetëm 27 shtrime në spital për Covid-19,  krahasuar kjo me një grup kontrolli prej 290 persona mbi 80 vjeçar të pavaksinuar. Vihet re ulja e  incidencës së shtrimit në spital për Covid-19, me mbi 91%.

Duke shtjelluar në detaj gjetjet e studimit, mjeku i njohur vlerësoi studimin që sipas tij tregon se “ monitorimi i vazhdueshëm i grupit të vaksinuar do të na lejojë të vlerësojmë efektivitetin afatgjatë të vaksinimit në drejtim të zvogëlimit të vdekshmërisë, si dhe kohëzgjatjen e mbrojtjes që i atribuohet vaksinimit. Vaksinimi është hapi i fundit i mbylljes së kësaj pandemie, sidomos për gjyshërit dhe prindërit tanë. Vaksinimi i gjithë popullatës është garancia më e mirë!”.

Check Also

Skenari i plehrave: Si u dhjetëfishuan kostot e menaxhimit të mbetjeve të Durrësit

Javën e parë të qershorit, kontejnerët e mbeturinave në Durrës u tejmbushën sërish me plehra, …

Në Bruksel propozohet sanksionimi i të akuzuarve për korrupsion, KE sqaron çdo të ndodhë me të shpallurit “non grata” në SHBA

Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian miratoi me 58 vota pro, 8 kundër …

“Ju kisha thënë”, qëndrimi i Holandës për negociatat, Rama: Zgjedhjet mbaruan, Shqipëria u zhbllokua

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas qëndrimit të Holandës për negociatat me Shqipërinë. Me anë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *