Braçe kundër kandidaturë së Denar Bibës: Kam rezerva për integritetin, ia them kur të jemi ballë për ballë

Deputeti socialist Erion Braçe është shprehur kundër kandidaturës së Denar Bibës në krye të Autoritetit të Konkurrencës.

Për kundërshtinë që i bëri opozita në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, Braçe tha se nuk është shkak e shkuara e Bibës si socialist. “Ai nuk është njeri politik i PS-së. Të mos i japim merita që nuk i ka”, u shpreh Braçe.

Por Braçe tha se “ka rezerva për integritetin” e Bibës, ndërsa shtoi se për fushën për të cilën po ngarkohet, nuk ka ekspertizën.

Pjesë nga deklarata e Braçes:

Po zotëria ka qenë në një detyrë shtetërore, dhe për atë unë kam rezerva të mija. Jo vetëm për atë, por për të gjithë komisionin e prokurimit publik që është shkarkuar i gjithi. Do ishte mirë t’ja thoja në sy zotërisë nëse do të ishte këtu. Kandidatura e zotërisë ka tre probleme, është një pedagog shumë i mirë i së drejtës kushtetuese, por me thënë të drejtën, në këtë fushë për të cilën e kemi ngarkuar nuk ka ndonjë ekspertizë.

Kam rezerva për integritetin e zotërisë, kur të jem ballë për ballë, po e lë me kaq. Kam rezerva. Ai nuk është se ka qenë ndonjëherë pjesë e strukturave të PS. Puna e bërë deri tani në Autoritetin e Konkurrencës, vlerësimi është tërësisht negativ. Dhe i jam referuar qëndrimeve publike të marra në atë institucion. Po ua them që për mua vlerësimi është negativ, nuk është kuptuar fare roli i atij institucioni. Është aty për të mbrojtur interesi publik, madje edhe kur shtypet një apo dy kompani në treg, nga fuqia korruptive, klienteliste e kompanive të tjera, ajo që shqyrtohet është interesi publik, liria e tregut. Kjo është natyra e atij institucioni.

Check Also

Vlerësimi i “The Economist”: Bilanci real i pandemisë, 12 mijë viktima në Shqipëri

Bilanci i pandemisë në Shqipëri mund të jetë shumë herë më i lartë nga sa …

Escobar: Do të shpallim persona të tjerë “non grata” në rajon

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar u shpreh sot në …

Protesta e 8 janarit, Berisha thirret nesër në Prokurori, pasnesër Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti demokrat Flamur Noka do të thirren nesër në Prokurori, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *