Bllokohet auditi i KLSH tek emergjencat civile/ Shehu: I bëj thirrje drejtorit të emergjencave civile të kthehet në detyrë

Auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit pranë emergjencave civile është bllokuar.

Burime për gazetaren Anila Hoxha tregojnë se grupi i auditit pasi ka mbërritur për të kryer kontrollet pranë emergjencave, specialistët i kanë pohuar grupit të kontrollit se drejtori i emergjencave është me pushime dhe nuk mund të lejojnë askënd për të kontrolluar se përse emergjencat nuk po funksionojnë në këtë situatë zjarresh.

Anila Hoxha komunikoi me kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehun, i cili e konfirmoi situatën e pazakontë. Për Top Channel, Shehu tha: “I bëj thirrje publikisht drejtorit të emergjencave civile të kthehet urgjent në detyrë për të zbatuar detyrimet që ka sipas ligjit, me situatën kur disa zona të vendit janë pushtuar nga zjarret. E dyta të mos bëhet pengesë për auditimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Është e vërtetë që është komunikuar se nuk mund të jepet asnjë informacion derisa të kthehet drejtori i emergjencave”./TCH

Check Also

Çdo javë tampon nga mësuesit dhe studentët që refuzojnë vaksinën

Rriten infektimet nga përhpaja e variantit Delta, por kufizimet për qytetarët nuk ndryshojnë. Komiteti i …

Dënimi me 2 vite burg i Llallës, reagon Kim: Askush nuk është mbi ligjin, drejtësia kundër zyrtarëve të korruptuar

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme …

Vala e rritjes së çmimeve në vend, nga po vjen dhe sa do të vazhdojë

Vala e rritjes së çmimeve erdhi si cunam në tregjet globale këtë vit, por në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *