Berisha ‘non grata’, Kim: Nuk negociohet, faktet janë të pamohueshme

Ambasadorja amerikane të Tiranë Yuri Kim ka publikuar sot memorandumin kundër korrupsionit duke dhënë sërish një mesazh të fortë për ata që janë të përfshirë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kim deklaron se përcaktimi 7031 C nuk i nënshtrohet negocimit dhe se pavarësisht pretendimeve faktet janë të pa-mohueshme.

7031 (c) përcaktimi nuk i nënshtrohet “negocimit” dhe askush nuk duhet të pretendojë të jetë “ndërmjetës”. Ata që janë përcaktuar mund të fajësojnë komplotet, por faktet janë të pamohueshme. Pres. Biden e ka bërë të qartë se do të kërkojë llogari nga ata që përfshihen në korrupsion.

Reagimi i ambasadores Kim ka ardhur pas deklaratave në media se deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka ndërmjetësuar për shpëtimin e Sali Berishës nga shpallja “non grata” që i bëri Departamenti Amerikan i Shtetit në maj të këtij viti, pas zgjedhjeve parlamentare.

Yuri Kim Tw

Check Also

“Korrupsioni është kancer”, paralajmëron Yuri Kim: SHBA po ndërmerr hapa shtesë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka paralajmëruar hapa shtesë nga SHBA për të luftuar …

Gruaja e ish-deputetit që u ekzekutua nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Dyshimet se vrasja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka mund të ketë ndodhur për shkak të …

Negociatat, pse nuk ndodhin para prillit 2022

Nën shqetësimet e përhapjes së pandemisë, vendet e Bashkimit Europian po diskutojnë pak, ose aspak …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *