Berisha: Do ndërmarr çdo nismë kundër Bashës dhe do rikthej PD-në në pushtet

Sali Berisha premtoi se do të ndërmarrë çdo nismë ligjore dhe statutore për të kundërshtuar Lulzim Bashën në krye të Partisë Demokratike. Ai foli i bindur se demokratët do ta mbështesin në këtë mision dhe këmbëngul se është ende anëtar i grupit parlamentar të opozitës dhe se vendimi i Bashës është nul e pa asnjë bazë ligjore.

“Vendimi nuk ka asnjë mbështetje ligjore përveç fëlliqësisë morale të pazareve pas shpine ndaj opozitës. Jam i bindur se demokratët shqiptarë me dinjitet dhe vendosmëri do të dijnë të vendosin PD në piedestalin ku i takon”, u shpreh ai.

Berisha tha se mund të hyjë në çdo moment në selinë e Partisë Demokratike, ndërsa tha se dita kur kjo parti do të rikthehet në pushtet nuk është e largët.

“Në çdo kohë mund të hyj në seli dhe ju siguroj ju që do të jetë shumë e afërt dita kur PD të rifitojë të gjithë forcën, të gjithë vendosmërinë, legjitimitetin për të shporrur një klikë sunduese të bazuar mbi krimin, drogën dhe dhunimin e votës së qytetarëve shqiptarë dhe pazaret e fëlliqura me ata që e shndërrojnë opozitën në fasad-opozitë”, tha ai.

Ish-Kryeministri tha se ka mbështetjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe se ishte më i motivuar se kurrë për të mbrojtur, siç u shpreh, interesin publike të qytetarëve nga regjimi i kakistokracisë. “Që ka zgjedhur shpifjen dhe trillimin, kurthet dhe pazaret për eleminimin e opozitarëve”, u shpreh ai.

Berisha është i bindur se përjashtimi i tij nga Basha është pjesë e paktit Basha-Rama. Se kur u nënshkrua ky pakt, nuk dha datë.

“Se çfarë date është pakti do t’ua lë historianëve. Ajo që ndodhi është strikt një marrëveshje Rama-Basha në kurriz të zgjedhësve shqiptarë dhe duhet çmontuar një minutë e më parë. PD është parti e lirive dhe të drejtave njerëzore, parti e kushtetueshmërisë dhe interesit kombëtar”, u shpreh ish-Kryeministri.

Check Also

Çdo javë tampon nga mësuesit dhe studentët që refuzojnë vaksinën

Rriten infektimet nga përhpaja e variantit Delta, por kufizimet për qytetarët nuk ndryshojnë. Komiteti i …

Dënimi me 2 vite burg i Llallës, reagon Kim: Askush nuk është mbi ligjin, drejtësia kundër zyrtarëve të korruptuar

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme …

Vala e rritjes së çmimeve në vend, nga po vjen dhe sa do të vazhdojë

Vala e rritjes së çmimeve erdhi si cunam në tregjet globale këtë vit, por në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *