BE hap dritën jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

“Bashkimi Europian do të nisë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, kështu raporton agjencia e lajmeve Reuters në bazë të një draft vendimi që ka siguruar, i cili është miratuar në mënyrë unanime nga 27 vendet e bllokut.

Shpresat e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në BE janë thyer disa herë vitet e fundit për shkak të skepticizmit të Francës dhe Holandës, lidhur me arritjet e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe qëndrimit në shinat e demokracisë.

Por Parisi zyrtar dhe Haga kanë lehtësuar në javët e fundit kundërshtimet e tyre dhe çështja e zgjerimit për këto dy vende u rikthye në vëmendje edhe pse Europa është goditur rëndë nga epidemia e koronavirusit.

Greqia ende nuk i është bashkuar vendimit të vendeve të bllokut, i cili kërkon unanimitetin e të gjithë anëtarëve, por burime diplomatike bëjnë me dije se Athina zyrtare e ka dhënë miratimin e saj pasi në draft u përfshinë dhe kërkesat për minoritetin në Shqipëri.

Sipas burimeve nëse asnjë vend nuk ka kundërshti, vendimi pritet të miratohet në mesin e javës.

Check Also

Basha: Të dielën sjellim fitoren më të madhe në historinë e Shqipërisë

Kreu i PD-së Basha ka shkruar para pak çastesh së të dielën opozita do arrijë …

Prokuroria përfundon verifikimin për kandidatin e PD-së në Shkodër, e nxjerr të pastër

Prokuroria ka përfunduar verifikimin e kandidatit të PD-së për zgjedhjet e 25 prillit, Zef Hila. …

Meta thirrje prokurorisë: Hetoni menjëherë skandalin e rëndë të kreut të Kadastrës Artan Lame, audiopërgjim tronditës

Presidenti Meta i ka bërë thirrje prokurorisë që të nisë hetimet pas publikimit të materialit …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *