Basha: Është koha për ndryshim

Në një dalje të posaçme nga selia e PD-së, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u fokusua tek darka luksoze e disa prej ministrave të kabinetit qeveritar në Dubai në një nga restorantet më të shtrenjta, që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.

“Duket sikur jemi mësuar me gjithçka. Kjo nuk është gjë e mirë, madje kjo është e rrezikshme, shkatërrimtare për shoqërinë. Dy ditë më parë kur mijëra familje rrezikonin shtëpitë e tyre, kur mijëra familje kalojnë vitin e dytë në çadra, ministrat e Edi Ramës po darkonin në një nga restorantet me të shtrenjta të botës 1 mijë dollarë bifteku. Ndërkohë që njerëzit po shtyhen drejt krizës ekonomike më të thellë.

Ata nuk kanë turp, por mesa duket para kanë. Kanë shumë! Dje u publikua një raport që qeveria e Ramës ka shumëfishuar paratë gjatë këtyre viteve. Anëtarët e Ramës kanë trefishuar pasuritë”, tha Basha.

Kryedemokrati nënvizoi se është koha për ndryshim.

“Kjo është arsyeja që qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit, ndërsa qytetarët darkojnë me faturat të kripura 1 mijë euro bifteku. Është koha për ndryshim, është koha për një qeveri që të mendojë për ju. Është koha që qeveritarët që abuzojnë me pushtetin të shkojnë para drejtësisë. Është koha për ndryshim dhe këtë ndryshim do ta sjellim ne”.

Check Also

Studimi i ri / Nëse e keni kaluar Covid-19 mund të keni antitrupa për 5 muaj

Shumica e njerëzve që kanë pasur Covid-19 janë të mbrojtur nga riinfektimi për të paktën …

Masat kundër koronavirusit dëmtuan industrinë e dasmave në Lezhë

Zef Beka, një këngëtar me origjinë nga Tropoja i adoptuar prej dekadash nga zona e …

Marrëveshja për vaksinën shpallet sekret tregtar

Qeveria shqiptare miratoi me një akt normativ një marrëveshje sekrete me kompaninë Pfizer Export BV …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *