Aksionet e DigitAlb, Vjollca Hoxha humb betejën në gjyq, bie “monopoli” i vendimmarrjes

Vjollca Hoxha humbet shumicën e aksioneve në kompaninë “Digitalb”, duke humbur kështu edhe maxhorancën për vendimmarje. Pronarja e rrjetit “Top Media” ka humbur betejën e saj për të mbajtur ‘nën kontroll” DIGITALB, pavarësisht tentativës për të bllokuar shitjen e aksioneve të kësaj shoqërie te ish aksionerët e shoqërisë Supersport, për të cilën Newsbomb.al ka raportuar edhe më herët.

Në fund të 2019-ës Vjollca Hoxha gjithashtu i kërkoi ish-aksionerëve të shoqërisë Supersport, të heqin barrën siguruese mbi aksionet e aksionerëve të shoqërisë DIGITALB.

Newsbomb.al zbardh vendimin e Gjykatës së Tiranës që rrëzon Vjollca Hoxhën duke urdhëruar sekuestrimin e një pjese të shumicës së aksioneve që ajo zotëronte dhe kalimin e tyre te bosët e vërtetë, të cilët rimarrin në dorë aksionet e lëna me qira gjatë gjithë kësaj periudhe.

Bëhet fjalë për Armand Dukën, Saimir Manen, Agim Zeqon, Aleksandër Frangajn dhe Edmond Lekën, të cilët me vendim gjykate kanë arritur të rimarrin aksionet, duke bërë që Vjollca Hoxha të bjerë me 42 përqind dhe të humbë kështu maxhorancën e vendimmarrjes.

Tashmë një fazë e re negociatash pritet të nisë mes palëve./Newsbomb.al

 

VENDIMI I GJYKATËS

“Depozitimi urdhërit “Për zbatimin e Marrëveshjes Siguruese” Nr. 1098 Regj., Nr. 418 Prot., dt.27.01.2020, ku vendosi : 1-Sekuestrimin e aksioneve te shoqerise “LORESA” shpk me nr. 1219.4 aksione dhe kalimin në favor të secilit përfitues.2- Sekuestrimin e aksioneve te Itan Hoxha me nr. 3750.24 aksione dhe kalimin ne favor te secilit perfitues. 3- Sekuestrimin e aksioneve te Redia Hoxha me nr. 13804.56 aksione dhe kalimin ne favor te secilit perfitues. 4-Pas transferimit te aksioneve perfituesit do te zoterojne: A.I.B.A. KOMPANI 9.23% te aksioneve qe korespondojne 21234 aksione. Alba Gina 2.17% te aksioneve qe korespondojne 4999 aksione. Agim Zeqo 2.79% te aksioneve qe korespondojne 6428 aksione”.

Pjesa tjetër e aksioneve të DIGITALB tashmë janë në pronësi të Edmond Lekës (Union Distribution+Union Group), Petraq Shame (DEM Capital), Arben Taipi (E&E Investment) si dhe Vjollca Hoxha (LORESA – Lori, Redia, Sara), Alban Jaho, Itan Hoxha, Enkelejd Joti, Eduard Poda, Redia Hoxha.

 

DOKUMENTAT:

Check Also

Basha: Fokusi, energjia e rinovueshme, leva kryesore për hapjen e 110 mijë vendeve të punës

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë një takimi me përfaqësues të Shoqatës së Energjisë së …

Disa njerëz në Shqipëri janë të paprekshëm nga Covid-19

Djali i saj pesë vjeçar, dy prindërit e bashkëshortit dhe ai u infektuan të gjithë …

19 të vdekur, 986 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 19 të vdekur si …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *