A u vodh Covid-19 nga 2 spiunë kinezë në një laborator në Kanada?

Mungesa ende e një përgjigjeje nga shkencëtarët mbi origjinën e koronavirusit i ka lënë vend shumë dyshimeve dhe lajmeve të rreme se ajo është përhapur nga laboratorët kinezë.

Një reportazh i televizionit publik kanadez CBC flet për një nga teoritë konspirative që është përhapur pas një lajmi të transmetuar në këtë media verën e kaluar, se dy shkencëtarë kinezë, këta që shihni në foto ishin dëbuar për arsye jo shumë të qarta nga laboratori kërkimor i sigurisë së lartë për viruset në Uinipeg, në jug të Kanadasë.

Në këtë laborator zhvillohen studime mbi COVID-19. Duke marrë shkas nga ky lajm, njerëz të famshëm me shumë ndjekës në rrjetet sociale, nisën të përhapnin dyshime, se shkencëtarët kineze kishin grabitur mostra të koronavirusit, për t’i çuar në laboratorin e ri të Uhanit në Kinë.

Në reportazhin e CBC është publikuar së fundi emri i shkencëtares kineze Zhiango Çu, me profesion mjeke virologe e cila prej 1996-ës kryen specializime në Kanada. Për të shuar dyshimet, hetuesit kanadezë thanë se Çu nuk ka dërguar asnjë mostër të koronavirusit në Kinë. Ata sqaruan se Çu dhe bashkëshorti ishin pjesë e një ekipi studiuesish, të cilët u nxorën jashtë laboratorit verën e kaluar për shkak se kishin anashkaluar disa rregulla.

Çu dhe bashkëshorti i saj kanë udhëtuar 5 herë në vitet 2017-2018 drejt Uhanit, ku ndodhet laborator më i ri studimor për viruset e sigurisë së lartë në Kinë, me të cilin ata bashkëpunojnë. Ky fakt mesa duket ka ushqyer dyshuesit nëpër rrjete sociale, të cilat hetuesit kanadezë i hedhin poshtë.

Të gjitha shkëmbimet e njohurive me Kinën në këtë fushë, autoritetet kanadeze i kanë të regjistruara. Ata konfirmuan se Marsin e kaluar kanë dërguar në një laborator të ngjashëm në Pekin, mostra të viruseve si Ebola apo SARS.

Check Also

Pas lojërave online, Kina bllokon edhe TikTok për të miturit

Adoleshentët kinezë, pas videolojërave, mund t’i thonë lamtumirë edhe pjesë të rrjeteve sociale. ByteDance, shoqëria …

Çdo javë tampon nga mësuesit dhe studentët që refuzojnë vaksinën

Rriten infektimet nga përhpaja e variantit Delta, por kufizimet për qytetarët nuk ndryshojnë. Komiteti i …

Dënimi me 2 vite burg i Llallës, reagon Kim: Askush nuk është mbi ligjin, drejtësia kundër zyrtarëve të korruptuar

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *