A po përgatitet qeveria për të pritur 30 mijë sirianë?

Pas krizës në Evropë me refugjatët nga Siria, Shqipëria po parapërgatitet për të qenë gati në rast se do të përballet me një situatë të tillë emergjente.

Kanali Top Channel njoftoi dje se katër institucione në vend po diskutojnë për të marrë përgjegjësitë në një situatë të tille dhe paraprakisht është menduar të bëhen gati 6 qendra pritëse, të cilat mund të vendosen në jug të vendit në kufi me Greqinë.

Emergjencat, Policia e Shtetit, Ministria e shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes po ndajnë detyrat në rast se ndodh qw Shqipëria të përballet me fluksin e refugjatëve sirianë të ardhur nga Greqia.

Paraprakisht është llogaritur që kapaciteti pritës në gjashtë qendra të jetë për rreth 30 mijë refugjatë. Mendohet që këto vende pritëse të jenë në pikat kufitare të Kakavijës, Rips, Qafë Botë, 3 Urat dhe Kapshticë.

E thënë ndryshe në të gjitha pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Greqinë.

Ky plan masash që është nën diskutim përfshin edhe angazhimin e mjekëve por edhe të logjistikës nga institucionet e tjera.

Një diskutim i tillë nëse Shqipëria do të strehonte apo jo refugjatë sirianë u hap edhe gjatë 2015, kur u kërkua ngritja e një mekanizmi për të marrë masat në kushte nevoje.

Kriza e refugjateve u rihap pak dite me pare kur Turqia hapi dyert për te lejuar rrugëtimin e refugjatet siriane drejt vendeve te BE-se, ndërkohë që menjëherë pas këtij veprimi Greqia dhe Bullgaria deklaruan se kishin forcuar masat në kufi.

Check Also

ISHP këshillon vaksinim për linë e majmunit për personelin mjekësor dhe kontaktet e afërta

Këtë mëngjes është mbledhur Komiteti Kombëtar Teknik- Këshillues i Imunizimit në ISHP, për masat paraprake …

Mazhoranca drejt zgjedhjes së Presidentit që dëshiron

Kuvendi e quajti të hënën të ezauruar edhe raundin e tretë të votimit për president, …

Dy emrat e rinj për President: Një poet disident dhe një mjek-gjeneral!

Duket qartë se opozita nuk do të dërgojë një kandidat të sajin në raundin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *