2 orë leje dhe 1 mijë forca policie për tubimin, Meta: Kërcënohemi nga një sekt mafioz

Presidenti Ilir Meta e nisi ditën me përkujtimin e 2 marsit 1444, datën e “Besëlidhjes së Lezhës”. Sot, shekuj më shumë se 5 shekuj më vonë, Meta mendon se ka ardhur koha për një tjetër besëlidhje.

“Sot në përkujtim të ngjarjes historike të Besëlidhjes së Lezhës, unifikimit kombëtar përballë rrezikut të asimilimit e shkombëtarizimit, mesazhi që na sjell nga historia, uroj të na ndihmojë ne të gjithëve për reflektuar, për t’u ngritur dhe bashkuar sa nuk është vonë, në një Besëlidhje të re, po aq të fortë e gjithëpërfshirëse, përballë një rreziku të ri pushtimi nga një sekt mafioz, pa fe, pa familje, pa atdhe, që ka marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari!”, deklaron Presidenti përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Besëlidhjen” e re Meta e nis në orën 17:00 në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Presidenca ka nisur përgatitjet për këtë tubim prej disa ditësh, ndërsa pasditen e së dielës u është dhënë dora e fundit detajeve teknike me vendosjen e skenës, ekranit dhe bokseve, që do të thotë se në këtë tubim do të ketë fjalime.

Një ditë më parë, Presidenti bëri thirrje për pjesëmarrje masive, paqësore dhe vetëm me simbolet kombëtare dhe lulet mimoza, si simbol i ardhjes së pranverës, jo vetëm si stinë.

Por, për mazhorancën në nismën e Metës nuk ka as Besëlidhje dhe as pranverë. Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali përdori termin “Besëlike”, term i zgjedhur nga Kryeministri Edi Rama ditën e tretë të kongresit për të përshkruar thirrjen e Presidentit për daljen në shesh kundër atij që e quan “grusht shteti”.

“BesëLikja nuk është as e re as pranverore! BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi. Ështe frika nga Besa e lidhur me SHBA/BE për ta bërë vendin Shtet të së Drejtës. Ështe rruga qorre e atyre që s’e duan rrugën e Shqipërisë Europiane!”, deklaron Spiropali.

BesëLikja nuk është as e re as pranverore! BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi. Ështe frika nga Besa e lidhur me SHBA/BE për ta bërë vendin Shtet të së Drejtës. Ështe rruga qorre e atyre që s’e duan rrugën e Shqipërisë Europiane!

— Elisa Spiropali (@elisaspiropali) March 2, 2020

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka dhënë 2 orë leje për tubimin në fjalë, duke njoftuar se për sigurinë do të angazhohen 1 mijë forca. Kjo shifër nënkupton se për organet e sigurisë pritet një pjesëmarrje e ngjashme me protestat e opozitës pranverën e vitit të kaluar.

Vetë opozita mbështet tubimin e thirrur nga Meta. Pjesëmarrja nuk është bërë institucionalisht nën logon e partive, por personalisht drejtues të Partisë Demokratike, përfshirë këtu edhe Lulzim Bashën kanë bërë thirrje për pjesëmarrje për të mbrojtur Kushtetutën dhe demokracinë.

Check Also

Inceneratori, LSI çon në SPAK Lefter Kokën, deputetin e PS dhe kryebashkiakun e Fierit

LSI ka dorëzuar tre kallëzime në SPAK për ish-drejtuesit e Ministrisë së Mjedisit në lidhje …

Raporti i KLSH: Astrit Hado drejtori i ISSH shkakon dëm ekonomik 172 milion lekë në buxhetin e shtetit

Raporti nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka zbuluar se janë shkaktuar -172 milion lekë …

Ish-kryeministri italian nën akuzë për financime të paligjshme dhe korrupsion

Zyra e Prokurorit Publik të Firences mbylli një hetim për fondacionin “Open”. 11 persona dhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *