2 milion shqiptarë në karantinë: Me detaje, si do të aplikohet vendimi i fundit i qeverisë

Kryeministri Edi Rama njoftoi pak më parë se do të bllokohen hyrjet dhe daljet si edhe qarkullimi me makina private nga qytetet kryesore të vendit duke filluar nga ora 06:00 e ditës së nesërme deri në mesnatën e së dielës.

Vendimi prek qytetet më të mëdha të vendit, në të cilat jetojnë rreth 2 milion banorë.

Kështu, sipas këtij vendimi nga ora 06:00 e mëngjesit të së premtes deri në mesnatën e së dielës do të bllokohen hyrjet dhe daljet nga Tirana. Po ashtu do të bllokohet edhe qarkullimi me makina private brenda këtyre qyteteve gjatë kësaj periudhe.

Gjithashtu theksohet se do të bllokohet qarkullimi nga e premtja në 06.00 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private dhe urbanëve në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë.

Ndalimi do të jetë: 

-Nga e premtja në orën 06:00 deri të dielën në mesantë, ndalohet hyrja dhe dalja në Tiranë dhe Durrës, e të gjithë automjeteve urbane dhe ndërurbane.

-Nga e premtja në orën 06:00 deri të dielën në mesantë, ndalohet qarkullimi hyrës dhe dalës, me makinat private në Tiranë dhe Durrës gjithashtu edhe brenda për brenda qyteteve.

-Nga e premtja në orën 06:00 deri të dielën në mesantë, ndalohet qarkullimi i makinave brenda në qytet, hyrjet dhe daljet në qytet, në qytetet Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë.

-Qarkullimi në këto rrethe do të lejohet vetëm për ambulancat dhe shërbimet e posaçme, siç janë makina që shërbejnë për funksionet shtetërore, dhe transportet e mallrave.

Kryeministri Edi Rama:

NDJESË 1000 HERË PO KJO LUFTË NUK FITOHET NDRYSHE🙏

🔴 NGA E PREMTJA NË 06.00 DERI TË DIELËN NË MESNATË DO TË MBYLLET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE DHE ATYRE TË TRANSPORTIT NDËRURBAN, DREJT TIRANËS DHE DURRËSIT APO ANASJELLTAS NGA TIRANA DHE DURRËSI DREJT ZONAVE TË TJERA TË VENDIT

🔴 NGA E PREMTJA NË 06.00 DERI TË DIELËN NË MESNATË DO TË MBYLLET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE NË TIRANË DHE DURRËS.

🔴 NGA E PREMTJA NË 06.00 DERI TË DIELËN NË MESNATË DO TË MBYLLET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE DHE URBANËVE NË SHKODËR, LEZHË, ELBASAN, LUSHNJE, FIER DHE VLORË

🔴 QARKULLIMI NË KËTO TERRITORE DO TË JETË I HAPUR VETËM PËR AUTOAMBULANCAT, AUTOMJETET QË KRYEJNË FUNKSIONE SHËRBIMI SHTETËROR DHE ATO QË TRANSPORTOJNË MALLRA

🔴 KËTO MASA EKSTREME KUFIZIMI TË LIRISË SË QARKULLIMIT JANË DOMOSDOSHMËRI PËR TË MBROJTUR ÇDO QYTETAR, ÇDO FAMILJE DHE VETË SHQIPËRINË NGA PËRSHKALLËZIMI AGRESIV I SULMIT TË KORONAVIRUSIT MBI NE DHE TË AFËRMIT E TË NJOHURIT TANË

🔴 KY ËSHTË NJË “GRIP” QË DO TË PREKË SHUMË PREJ NESH! 80% E ATYRE QË DO TË PREKEN DO TA KALOJNË PA ASNJË SHENJË. KJO DO TË THOTË SE GJITHKUSH NGA NE MUND TA KETË, PRANDAJ EDHE PSE NUK NDJEJMË ASGJË, NA TAKON TË GJITHËVE TË MBROJMË TË MOSHUARIT E TË SËMURËT RROTULL NESH, SEPSE PO E TRANSMETUAM TEK ATA U KEMI “ BËRË PESHQESH” NJË HALL TË MADH

🔴 NDËR ATA QË KANË SHENJA, JANË SHUMË MË PAK ATA QË BËHEN PËR SPITAL, SEPSE SHUMICA E KALON ME SIKLETET E NJË GRIPI TË ZAKONSHËM DHE NDËR ATA QË PËRFUNDOJNË NË SPITAL SHUMICA SHËROHEN, POR PRAPËSEPRAPË ASKUSH NGA NE NUK MUND DHE NUK DUHET TË VERË BAST ME PROBALITETIN TEJET TË ULËT QË AI/AJO APO I AFËRMI I TIJ/SAJ TË HYJË TEK ATA QË MUND TË HUMBASIN EDHE JETËN! NË ASNJË MËNYRË JO. KURRËN E KURRËS!

🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO! SHUMË FARE MADJE!

🔴 KAM BESIM DHE KINI BESIM: NUK KEMI NË DORË TA VRASIM ARMIKUN E PADUKSHËM QË NA RROTULLOHET TË GJITHËVE, DUKE KËRKUAR PENGJE NË SHTËPITË TONA, PO KEMI NË DORË TA LODHIM DERISA TA MUNDIM DUKE NDIHMUAR NJËRI-TJETRIN DHE ME NDIHMËN E ZOTIT, TË DIELLIT E TË RRITJES SË TEMPERATURAVE!

Check Also

Zelli i tepërt i socialistëve kuksianë vë në siklet kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama duket se u vu në siklet të premten para opinionit publik pasi …

Kukësi i heq titullin “Nder i Qarkut” publicistit kosovar Veton Surroi

Publicistit dhe politikanit kosovar Veton Surroi, i hiqet titulli “Nderi i Qarkut Kukës” i dhënë …

“Lëvizni me urgjencë”, Kim flet për mbledhjen e KED dhe përsërit thirrjen

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ripërsërit edhe njëherë thirrjen për politikën shqiptare se …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *