Zi në familjen Obama: kanceri iu merr një “familjar” të shtrenjtë

Ish-Presidenti i SHBA Barack Obama mban zi për humbjen e një kafshe shtëpiake, një qen uji portugez me emrin Bo, i cili jetoi me familjen e tij në Shtëpinë e Bardhë për gati tetë vjet të presidencës së tij.

Obama i tha lamtumirë mikut të tij të vërtetë dhe shokut besnik me shumë dashuri dhe fjalë të zgjedhura.

“Për më shumë se një dekadë Bo ka qenë një prani e vazhdueshme, e butë në jetën tone që na ka parë në ditët e mira, ditët e këqija dhe ato në mes.

Ai kishte një lehje shpuese por nuk kafshonte, i pëlqente të hidhej në pishinë në verë, ishte i adhurueshëm me fëmijët, ishte pikërisht ajo që na duhej dhe më shumë nga sa prisnim ndonjëherë. Do të na mungojë tmerrësisht”, shkroi Obama.

Bo ishte 12 vjeç dhe siç zbuloi Michelle Obama në profilin e saj në Instagram, u shua nga kanceri.

Michelle Obama gjithashtu tha fjalë prekëse për humbjen e kafshës së saj në rrjetet sociale.

“Kjo pasdite ka qenë e vështirë për familjen tonë. Ne i dhamë lamtumirë mikut tonë më të mirë, qenit tonë Bo, pasi luftoi me kancerin. Gjatë fushatës së vitit 2008, ne u premtuam vajzave tona se do të merrnim një qenush pas zgjedhjeve. Në atë kohë, Bo duhej të shoqëronte vajzat.

Ai ishte aty kur Barack dhe unë kishim nevojë për një pushim, ai hyri në zyrat tona sikur të ishte pronari i vendit, me topin të shtrënguar fort në dhëmbë.

 Ai ishte aty kur fluturuam Air Force One, kur Papa erdhi për vizitë … Dhe kur jeta jonë u ngadalësua, dhe pastaj ai ishte aty, duke na ndihmuar për të parë vajzat në kolegj dhe për t’u përshtatur me jetën në një shtëpi të zbrazët .

Të gjithë në familje do ta vuajmë atë tmerrësisht. Ne jemi mirënjohës që ai jetoi një jetë kaq të lumtur plot me përqafime, lojëra dhe mbrëmje të kaluara të shtrirë në divan”, shkroi ish-Zonja e Parë.

Check Also

Vaksina kineze, publikohet studimi në revistën e njohur amerikane

Pas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vijnë edhe studimet e para perëndimore të vaksinës kineze Sinopharm. …

Shembet rruga në Romë, fundosen dy makina të parkuara

Një gropë rreth gjashtë metra e thellë dhe dymbëdhjetë metra e gjerë u hap sot …

Urdhër arresti për Marilyn Manson

Policia e Nju Hempshire ka gati mandatin e arrestit për këngëtarin Marilyn Manson, në lidhje …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *