Vitamina C, mjekët italianë rrëzojnë “mitin” për mbrojtjen nga Koronavirusi

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale pak ditë më parë në Itali se, në disa nga spitalet e Milanos, ku po kurohen pacientë me virusin e koronavirusit, po merret edhe vitamina C bëri që shumë qytetarë të dynden drejt farmacive për ta blerë atë. Një femomen ky që po ndodh edhe në Shqipëri.

Jo vetëm vitamina C, por me shpejtësinë e erës janë shpërndarë edhe video të tjera të fundit se në këtë situatë të pazakontë ndihmon edhe ngrenia e qepës sa më shumë, apo pirja dhe shpërlarja e gojës me ujë të ngrohtë. Videot e fundit të shpërndara nga njerëz jo kompetentë nuk janë marrë në konsideratë nga mjekët infeksionistë.

Por ajo që ka vënë në lëvizje vëmendjen e tyre është pikërisht marrja pa kriter e vitaminës C.  Aq sa drejtorë të reparteve të sëmundjeve të infektivit në Milano të dalin dhe të shpjegojnë një herë e mirë për mediat italiane se asgjë nuk është e vërtetë. Madje, marrja e vitaminës C (sic ndodh rëndom edhe në Shqipëri) pa recetë mjeku në mënyrë të pakontrolluar, sipas mjekeve infeksionistë, mund të cojë në dëmtim të shëndetit.

Mjeku virolog i Universitetit Shtetëror në Milano, Fabrizio Pregliasco nënvizon për mediat italiane se prej vitesh dihet që vitamina C ka funksion anti-oksidues dhe mund të ndihmojë, “por sigurisht që nuk mund të kurojë apo të parandalojë koronavirusin”. Një tjetër ekspert, Massimo Puoti drejtor i repartit të Semundjeve Infektive të spitalit Niguarda në Milano, thotë gjithashtu se ndonjë portokall i shtrydhur nuk të bën keq, (sa kohë që nuk je diabetik). Në përgjithësi, vitamina C ka efekt mbrojtës nga infeksionet respiratore, dhe e marrë përmes ushqimit, sipas mjekut Puoti, është e mjaftueshme. Por ai këmbëngul se, “marrja si suplement pa recetë mjeku, mund të provokojë dëme për shëndetin”. Edhe Andrea Gori, drejtor i Semundjeve Efektive në Poliklinikën e Milanos nënvizon të njëjtën gjë. Duke folur për kurën që po ndiqet ndaj të sëmurëve me koronavirus, mjeku infeksionist shprehet qartë se, vitamina C nuk është absolutisht e parashikuar në këtë proces.

Check Also

Oferta e çuditshme e pronarit të hotelit në Angli: Ndalohet hyrja e atyre me maskë, të vaksinuarve dhe deleve

Një hotel në Isle of Wight të Anglisë do ndaloje hyrjen e personave që mbajnë …

Dyshohet se po filmonte video për ta hedhur në TikTok, vdes aksidentalisht 10-vjeçari në Shkodër

Një 10-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur …

Verizon shet asetet mediatike duke përfshirë Yahoo e AOL për 5 miliardë dollarë

Kompania e telekomunikacionit në SHBA, Verizon, tha të hënën se ra dakord të shesë bizneset …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *